Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Kryemadhi: Veliaj do të ikë bashkë më Ramën, në 24 orë mendon vetëm për pushtetin e tij

Kryemadhi: Veliaj do të ikë bashkë më Ramën, në 24 orë mendon vetëm për pushtetin e tij

21:31, 16/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të ikë bashkë me Edi Ramën. Kështu është shprehur në emision ‘Aktualitet’ në Fax News kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Teksa ka ritheksuar dhe një herë mendimin e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës se mendon 24 orë për pushtetin dhe përfitimet e tij personale, kryetarja e LSI tha se Erion Veliaj është partner në krim me Edi Ramën në çështjen e teatrit dhe se kryeministri nuk do t’i shkonte kësaj nisme deri në fund nëse Erion Veliaj nuk do të ishte i përfshirë në këtë aferë. 

Si e shikoni z.Veliaj brenda PS dhe konkretisht si Kryetar Bashkie?

"Do ikin të dy bashkë. Unë e kam thënë që në qoftë se Edi Rama në 24 orë të ditës, 23 orë e 59  minuta mendon për të bërë keq dhe për të vjedhur , në një minutë mendon në atë dalldinë e vet, Erion Veliaj në 24 orë të ditës mendon 24 orë për pushtetin e tij personal në mënyrën më të tmerrshme. E them këtë sepse historia e teatrit nis me Erion Veliajn. Dhe nëse Edi Rama do t’i qëndronte Edi Ramës, nuk do të vazhdonte. Sepse në qoftë se Erion Veliaj nuk do të ishte partner në krim nuk do të kishte ardhur këtu ku jemi sot. Sepse që të marrësh Teatrin duhet një vendim i Këshillit Bashkiak me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë. Vendimin  e këshillit nuk e kishte, por tani ai e ka shumicën e cilësuar le ta quajmë edhe pse është e paligjshme sepse na e dha dhe Komisioni i Venecias të drejtën që zgjedhjet e 30 qershorit nuk ekzistojnë. Janë dekretet e Presidentit të cilat janë në fuqi dhe duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese", u shpreh Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco