Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Të dytët për azilkërkues', Macron i prerë/ Nuk ka negociata me Shqipërinë

'Të dytët për azilkërkues', Macron i prerë/ Nuk ka negociata me Shqipërinë

20:00, 16/10/2019
A+ Aa A-

Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Një ditë para mbledhjes së krerëve të qeverive të vendeve anëtare, presidenti francez, gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka shprehur kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Sipas tij, gjërat me Shqipërinë janë bërë mbrapsht, duke përmendur numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në Francë.

“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, ka thënë prerazi Macron.

Sipas tij, Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët?! "Na dyndën me azilkërkues".

“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha ndër të tjera Macron.

Kujtojmë se, vendimi përfundimtar për çështjen e negociatave do të merret gjatë Samitit të kryeministrave të vendeve anëtarë, i cili mbahet nesër dhe pasnesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tropoja16/10/2019 22:18

Vendin e pare per azilkerkues ne France ky kerkon hapje negociatash cfar paradoksi

Arberi 16/10/2019 21:23

O francezo e ke degjuar kete specien e rradhe kete rilindasin tone Ramen kur thote spo ikin njerzit, levizja eshte e lire disa shkojne dhe disa vijne. Tregoja ketij Arifit tone si jane mbushur poshte urave ne france plot me shqiptare me cadra kampingu. Mos u merzit se neser dhe ty kazan do te quaj ky i cmenduri.

Shto koment

Denonco