Takimi me Merkel/ Macron nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë, negociatat nuk hapen

Takimi me Merkel/ Macron nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë, negociatat nuk hapen

19:23, 16/10/2019
A+ Aa A-

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Kancelarja gjermane i ka përmendur presidentit francez faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim.

“Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”, është shprehur ndër të tjera Merkel. 

Por Macron vijon ti mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

“Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej.  Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg. 

E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik për Evropën. Duhet ta reformojmë procedurën. Unë po e shpall vizionin tim gjeopolitik para kancelares”, deklaroi presidenti francez.

Vendimi për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret në Samitin e liderëve të BE që zhvillohet nesër dhe pasnesër, më 17-18 Tetor.

Por në një raport final, të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE, i mbajtur një ditë më parë në Luksemburg, i cili do ti dorëzohet nesër kryeministrave të BE, thuhet se, Bashkimi Europian ka vendosur që të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia për hapjen e negociatave. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco