Qëllohet me pistoletë kryetari socialist i Këshillit Bashkiak, Rilindja fillon të ekzekutojë veten

Qëllohet me pistoletë kryetari socialist i Këshillit Bashkiak, Rilindja fillon të ekzekutojë veten

17:21, 16/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila sipas tij ka ndodhur ditën e hënë në qytetin bregdetar. Ai thekson se është qëlluar me pistoletë në drejtim të kryetarit të Këshillit bashkiak të Durrësit, i cili njëherësh është dhe  drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi.

Në një lidhje telefonike me Neës 24, Xhaferri ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa akuzon Policinë e Durrësit se ka fshehur ngjarjen e rëndë.

XHAFERRI: Kryetari i këshillit Bashkiak të qytetit dhe drejtori të hekurudhave në përplasjet mes bandave të PS me dhe pa pushtet është goditur me pistoletë. Policia e fsheh ngjarjen dhe me porosi të drejtori të policisë thuhet se policia është goditur në parking, por në të vërtetë kryetari i këshillit bashkiak që ka qenë në makinë.

Ka qenë në makinë?

XHAFERRI:Ka qenë në makinë dhe është goditur me pistoletë.

Ku bazoheni ju, që ky persona ka qenë brenda në makinë?

XHAFERRI:Shkoni pyesin drejtorin e policisë së qarkut. E di i gjithë qytetin. Të gjithë gazetarët e dinë dhe ky është një fakt që vetëm policia e fsheh. Nuk është  e nevojshëm të pyesni se ku bazoheni ju, sepse nuk është një ngjarje e rastit, sepse po ndodhin përditë. Muaj më parë drejtorit të CEZ, Çelës iu vendos eksploziv në makinë, pra janë histori që ndodhin përditë dhe qyteti nuk administrohet.

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?

XHAFERRI:Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e hënë në orën 12:30 të natës, në lagjen numër katër të qytetit. Policia e ka pranuar, por e ka fshehur ngjarjen. Ky është problemi, sepse drejtori i policisë i sapoardhur nuk ka ardhur për të vendosur rendin  në qytet, por ka ardhur për të negociuar sherret e bandave të PS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz16/10/2019 17:26

Siç do te thoshte Edver Taqi Haleja, kokat hongshin me njoni tjetrin, se ne nuk po na rruhet hiç!

Shto koment

Denonco