Si u denoncua disa herë publikisht nga Berisha, i rrezikshmi që Policia arrestoi sot

Si u denoncua disa herë publikisht nga Berisha, i rrezikshmi që Policia arrestoi sot

13:23, 16/10/2019
A+ Aa A-

Ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar Tesiljano Bashon, një person me rrezikshmëri shumë të madhe, kujtojmë se ky person është denoncuar disa herë rresht nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qytetarët se ai ishte plotësisht i lirë dhe bënte ligjin në Vlorë. Madje, ai kishte bërë edhe një dasëm madhështore nën mbrojtjen e Policisë.

Ja mesazhet e publikuara së fundmi për këtë personazh nga ish-kryeministri në Fb:

Më 21 MAJ 2019:

Image

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit anonim, i dyti për personin në fjalë këto dy ditë, më këtë shënim: “Tesi Basho, i shumëkërkuari që bëri dasmën në mbrojtjen e Policisë, është i dënuar përjetë për vrasjen e dy italianëve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Doktor.

Lidhur me mesazhin tuaj të djeshëm desha të shtoj se Tesi Basho, që u martua dhe bëri dasëm nën mbrojtjen e Policisë, është arratisur nga burgu në Itali. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve, shëtit i lirë nëpër Vlorë.

Në Selenicë, bashkë me Robi Llanaj, ka ngritur perandorinë e krimit të gjithë Vlorës. Policia në Selenicë është e terrorizuar nga banda, që ka kontroll në të gjithë zonën. Askush s’flet.

Grabitjet pasojnë njëra-tjetrën.  Drejtoria e Policisë së Vlorës ka dijeni për këtë situatë, por askush nuk vepron. Terror ditën dhe natën në të gjithë Selenicën. Mesazhi i djeshëm publikuar po nga Berisha: I shumëkërkuari bën dasëm nën mbrojtjen e narkopolicisë!

Përshëndetje zoti Sali.

Jam një efektiv dhe denoncoj rastin më të freskët që këtë shtet e ka marrë lumi.

I shumëkërkuari për vrasje dhe trafik narkotikësh, Tesilvano Basho, sot bën ceremoninë e martesës i mbështetur nga shumë kriminelë të tjerë që kanë terrorizuar rrugët e Selenicës dhe fahatrat përreth.

Kam informacion se dasma organizohet sot rreth orës 21 në mbrëmje; të ftuar janë të afërm të vajzës dhe të familjes së tij si dhe shumë kriminelë të tjerë si Llanajt dhe shokë të tjerë të shumtë me precedentë kriminalë .

Ky është shteti ynë i nderuar, një shtet i pasigurt 100%, ku kriminelët dhe ata që janë në kërkim mund edhe të martohen shumë thjesht si njerëz normal.

Faleminderit i nderuar.

Dasma organizohet 50 metra larg nga stacioni i Policisë.Informacion 100% i sigurt. Respekt për ty Doktor.

Më 17 JANAR 2019

ImageImage

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari i cili tregon se personi tjetër i plagosur është Tesiljan Basho, person sipas tij me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas qytetarit me urdhër të policisë nuk u lejua që të bëhej publike.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Bashkepunim i narkopolicise me vrasesin! Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Doktor Berisha.

kam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte. Me urdher nuk u lejua te behej publike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco