Tiago Rodrigues: Solidaritet të plotë me artistët shqiptarë, që po mbrojnë Teatrin Kombëtar

Tiago Rodrigues: Solidaritet të plotë me artistët shqiptarë, që po mbrojnë Teatrin Kombëtar

12:47, 16/10/2019
A+ Aa A-

Tiago Rodrigues, dramaturgu dhe regjisori me emër i skenës evropiane, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Portugalisë, ka deklaruar solidaritetin e tij të plotë me artistët dhe qytetarë shqiptarë që kanë dalë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të tërhiqet nga çdo veprim që dëmton trashëgiminë artistike, historike dhe kulturore

Aleanca shqiptare për Mbrojtjen e Teatrit e ka bërë publike letrën e z. Rodrigues, për të cilën shkruan: “Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju një lajm vërtet të bukur.

Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.

Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco