Dokumenti/ BE hap nesër negociata për Maqedoninë, për Shqipërinë jo

Dokumenti/ BE hap nesër negociata për Maqedoninë, për Shqipërinë jo

12:20, 16/10/2019
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka vendosur që të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia për hapjen e negociatave.

Kështu thuhet në raportin final të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, raporti i cili do i dorëzohet kryeministrave të BE-së ditën e nesërme.

Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të progresit të arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006 dhe në përputhje me paragrafin 3.

Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli.

‘Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me  rekomandimet e OSBE / ODIHR,’ thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.

Image

Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:

Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut. Fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral. Sigurimin e funksionimit të SPAK.

Forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta

Miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Partitë opozitare duhet të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformave të BE-së dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist16/10/2019 17:30

Daj Jaku,sa keq po me vjen per Francen e shkrete,qe do te humbi shume,per shkakun tone!

Daj Jaku16/10/2019 15:41

Para nesh e meriton antarsimin në BE Maqedonia e Veriut, por edhe Kosova e cila nuk ka të droguarin e çmëndur për kryeministër, madje ajo neve na eksporton mufka surrogato, të cilët ne i bëjmë ministra. Mjafton të krahasojmë "votimet" tona farsë të 30 Qershorit (të vjedhura gjithsesi edhe pse pa rivalë) me zgjedhjet thellësisht demokratike të 6 Tetorit në Kosovë. Mbajeni mend, para nesh do antarësohet Kosova, ndërsa ne do na zbojnë edhe nga zona Shengen. Gent Kakaj kërcënon me shpallje lufte kundër Francës dhe Gjermanisë, ndërsa E Drama bën filma me flërte shkërdhimi me Vuqiqiun, Putinin e Erdoganin, a thua se i plasi tullumi Europës se me kë shkërdhehet Shqipëria. Jemi shkërdhyer 500 vjet me turq dhe 50 vjet me sllavë dhe kinezë, prandaj sot jemi më keq se Afrika sub Sahariane, dhe akoma më keq do katandisemi me E Dramën në krie. E ndëgjuat Mriken e radarëve të drogës, humbet Franca dhe fiton Shqipëria ???

Shto koment

Denonco