Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë thirrje për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë thirrje për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë

08:39, 16/10/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë iu bashkohet thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Në të dy vendet ekziston vetëdija e plotë se çelja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim automatik, por një marrëdhënie më të afërt e mbikqyrje më të rreptë në zbatimin e reformave.

Procesi i zgjerimit gjithmonë e ka forcuar Bashkimin Europian, dhe nuk është bërë kurrë pengesë për reformimin e brendshëm të BE në përshtatje me sfidat e kohës.

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vlerëson se një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE në këto momente, do të ishin me rëndësi të jashtëzakonshme si për ritmin e reformave në dy vendet kandidate ashtu edhe për forcimin e besueshmërisë tek institucionet europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali16/10/2019 11:23

Pa dashur te ofendoj askend, sepse nje pjese e mire e ketyre ne foto jane ambasadore edhe te kohes se dulles. Nje pyetje per keta ish karrieriste: Po ketij kryeministrit a i bene ndonjehere thirrje qe ti therrase mendjes duke e ditur qe bota nuk fal ne disa kritere kyce, sic jane ato qe keta i dijne me mire se ky i gjati???

Shqiptari16/10/2019 10:45

U mblodhen grupi "Pleqte e Krujes"! Eh, si kemi qene dikur ne kohen tone!!!! Ju jeni rehat o pleq! Rinine e kaluat neper ambasada tona jashte vendit. Bete qejf me parate e popullit, se asgje tjeter nuk nxoret ne drite. Femijet i shkolluat dhe i rregulluat jashte Shqiperise. Tregojani popullit, ku i keni femijet, niperit dhe mbeskat??!!! Pensionet, po besoj i keni goxha mire, ju dhe ushtaraket tane te lavdishem qe pushtuan 4 here SHBA. Po kush u pjerdh juve more derdimene!!! Na thoni nje sukses te grupit tuaj brenda apo jashte vendit?

Shto koment

Denonco