‘S'ka lekë për pensionistet për shpërblimin e fundvitit’, Vasili: Ky është një skandal

08:26, 16/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili flet për skandal teksa thotë se nuk ka lekë për shpërblimin e fundvitit.

Ai thotë se Ministrja e Financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit.

"Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Qeveria e rilindjes e ç'organizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo të ndodhë me të ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s'e vë njeri ujin në zjarr. Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë", shkruan Vasili.

Ai thotë se Edi Rama bën dërr dërr për "bashkeqeverisjen me qytetarët" dhe nuk u jep as shpërblimin e fundvitit pensionistëve.

Sipas tij, Edi Rama flet edhe për "Shqipërinë solidare" dhe për vete nuk është solidar as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët.

Vasili akuzon Kryeministrin se përgjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u bëri dhuratë oligarkëve miliarda lekë, por për pensionistet nuk ka lekë.

"Ndaj përbuzeni këtë hipokrit dhe mashtrues, që i urren dhe i fyen të gjithë shqiptaret dhe dashuron vetëm një gjë: karrigen e tij", thotë në mbyllje Vasili.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/10/2019 10:36

Ku do te gjenden leket per pensionistet e shkrete?!! Kater jane arsyet kryesore: 1. Mungesa e kontributoreve per sigurimet shoqerore (largimet e shumta nga Shqiperia te fuqise se afte per pune) 2. Te gjithe punonjesve te sektorit privat ose nuk iu paguhet fare kontributi shoqeror (pune e zeze) ose iu paguhet kontributi minimal dhe jo sipas pagave qe marrin (pune gjysem e zeze), duke shkaktuar njekohesisht edhe evazion fiskal nga perdorimi i 2 bilanceve, nje per shtetin dhe nje per oligarkun qe korrupton shtetin. 3. PPP dhe koncensionet abuzive qe po e thajne buxhetin e shtetit, duke krijuar nje borxh karastofal publik 4. Buxhetit te shtetit i vidhen nepermjet tenderave abuzive ne te gjitha niveleve qendrore dhe lokale dhe korrupsionit neper pikat doganore rreth 2.6 miliarde euro ne vit. Pra duke i mbledhur te gjitha bashke buxhetit i shkatohet nje humbje financiare vjetore rreth 4 miliard euro. Nga do te dalin parate per shperblimet e pensionisteve te gjore? Pra deklaratat propagandistike te qeverise te para disa diteve per shperblimet e pensionisteve per fundvitin, ishin nje mashtrim i turpshem. Thjesht sa per t'i mbajtur gjalle me pershesh me dhalle! Votojeni o pensioniste veshegjatin tuaj te preferuar! 100 mije vota i ka vetem nga ju te mjeret ai. Po nuk ka gje, do t'ju shtroje Lali Plehu dreke me supe, me pilaf e kofsha pule braziliane, me fresh kajsie, me cola-cola dhe ca banane e fruta, per nja 50 prej jush perpara kamerave. Ky do te quhet si propagande neper ekrane dhe do te konsiderohet perkujdesja e pushtetit mashtrues per te gjithe pensionistet e Shqiperise. Uroj qe 50% e atyre do ta arrijne vitin e Ri, nga kjo qeveri e ndyre dhe mizerabel. Ndoshta u vijne mendte perpara se t'iu kene rene te tera dhembte!

Shqiptari16/10/2019 10:34

Shto koment

Denonco