Anti-komunizmi/ Ish-kryetari i Bundestagut takon Alizotin: Memoria për një komb, jetike

Anti-komunizmi/ Ish-kryetari i Bundestagut takon Alizotin: Memoria për një komb, jetike

21:27, 15/10/2019

Ish kryetari i Bundestagut gjerman Nobert Lammert gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, ka patur një takim të veçantë edhe me anëtarin e kryesisë së PD, Tomor Alizoti.

Gjatë këtij takimi, tema kryesore e bisedës është fokusuar së pari tek memoria kulturore në lidhje me antikomunizmin.

“Memoria për një komb është jetike”, ka deklaruar Lammert gjatë bisedës me Alizotin, i cili vjen nga klasa e ish të persekutuarve dhe të dënuarve politikë ndërsa vetë familja e tij për vite të tëra ka vuajtur tortuar e internimit komunist.

Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i cili për shumë vite ka shërbyer si diplomat në Gjermani është ndalur sidomos tek situata kriminale që sipas tij po rrezikon jo vetëm stabilitetin e Shqipërisë, por ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare aq më tepër kur pritet që liderët e BE-së të marrin vendimin për çeljen ose jo të negociatave.

Në fund të bisedës mes anëtarit të kryesisë së PD dhe ish presidentit të Bundestagut gjerman, Lammet është shprehur se, ndihma e Gjermanisë dhe e atij vetë do të jetë e pakursyer, por vendi ka nevojë për një opozitë që përdor të gjitha mjetet demokratike dhe përvojat e mira në mënyrë që e djathta të rigjejë vlerat e saj më të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco