Negociatat/ Imami: Film serial! Shkaktar Rama në opozitë dhe tani në qeveri

Negociatat/ Imami: Film serial! Shkaktar Rama në opozitë dhe tani në qeveri

21:07, 15/10/2019
A+ Aa A-

Dështimi i hapjes së negociatave ka një fajtor, kryeministrin Edi Rama.

Kështu mendon ish-deputeti dhe ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

I ftuar në Abc News, ai është shprehur ndër të tjera se, Shqipëria mund t’i kishte hapur negociatat që në vitin 2012.

“U bë film serial se ky është viti i shtatë që Shqipëria dështon për të marrë negociatat për shkak të Ramës në opozitë dhe pastaj në qeveri. Ne na duket se ndodh për herë të parë. Në fund të 2012- Shqipëria mund ti kishte marrë negociatat me kushtin e vetëm të tre ligjeve. Megjithatë po të votoheshin ligjet i fitonte negociatat. Sot pas 7 vitesh ligjet janë bërë dhe Shqipëria ende nuk i merr negociatat. Sivjet ka një shans real për shkak se SHBA janë shumë të interesuara që rajoni të balancohet politikisht për shkak të ndërhyrjeve”, tha Imami.

Në lidhje me çështjen e negociatave, sipas Imamit, opozita nuk ka si të ndikojë, por shton se, nëse ndërkombëtarët do të kishin besim tek opozita atëherë Shqipëria nuk do të kishte asnjë shans të fitonte negociatat.

“Opozita nuk ka lidhje fare. E para opozita nuk është në vendin që duhet të ishte. Që kurse nuk është opozitë nuk mund të ndikojë si opozitë. Është opozitë siç ka vendosur ta bëjë. Sigurisht që të gjithë jemi të interesuar. Madje dhe opozita e ka thënë fjalën e mirë dhe ka bërë mirë faktikisht. Nëse opozita do të ishte e besueshme për Uashingtonin, Berlinin dhe Brukselin, Shqipëria nuk do kishte asnjë shans të hynte. Po qe se besimi te kauza e opozitës do ishte në këto vende, nuk do kishte asnjë arsye për t’i dhënë”, u shpreh Arben Imami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/10/2019 00:12

Koloneli grek i vitit 1997 e ka dhënë këtë intervistë për të kritikuar e dramën apo opozitën, nuk arrita ta marr vesh. Këta "politikanët" kanë zakon të flasin në publik dialektin dibran.

Shto koment

Denonco