Çelja e negociatave/ Meta 'thumbon' Ramën: Nuk arrihet me lobime, por me zbatim reformash

Çelja e negociatave/ Meta 'thumbon' Ramën: Nuk arrihet me lobime, por me zbatim reformash

20:04, 15/10/2019
A+ Aa A-

I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, presidenti Ilir Meta, duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, u shpreh prerazi se ky është një projekt i papërmbushur, teksa “thumboi” dhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ky proces arrihet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime.

“Harrojmë shpejt, harrojmë mbi të gjitha se ne nuk bëjmë dot pa Evropën dhe shqiptarët nuk mund të jenë as ato që kanë ëndërruar në vitet ‘90, pa një demokraci funksionale, pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, pa media të lira, pa zgjedhje jo konkurruese.

Demokracia nuk ngelet në vend, nuk fotografohet, ajo forcohet e konsolidohet, ose tkurret e vdes. Ndaj është e rëndësishme t’i rikthehemi të kaluarës, për të mos lënë asnjë mundësi për t’u zhytur sërish në sistem jodemokratik.

Pas anëtarësimit në NATO, integrimi është projekti më i madh i shqiptarëve i papërmbushur. Ky proces bëhet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime. Kërkohet reflektim i thellë e serioz nga të gjithë ne ndaj qëndrimit të fundit të Bundestagut, që na çon drejt dialogut, sundimit të ligjit, në shërbim të qytetarëve.

Më duhet të theksoj se disa nga shqetësimet që ata adresojnë nuk janë të reja, por të përsëritura prej të paktën tri vitesh në mënyrë sistematike. Këto ditë ne presim vendimin mbi çeljen e negociatave, urojmë dhe kërkojmë që ky vendim të jetë pozitiv dhe çdo vend që ka shqetësimet e tij konkrete shpresojmë t’i bashkohet qasjes së ndershme të Bundestagut, që të nxisë vendin të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/10/2019 00:32

Nga çfarë "buxheti" dalin këto miliardat e lobimeve? Ku vidhen miliardat e shqiptarëve për bole bimet e E Dramës. Akoma nuk është zbardhur origjina e 80 mijë dollarëve të fotos me Obamën, për të cilën u dënuan me burg dy persona anësorë ndërsa midisi ngeli pa lag. Buxheti i Shtetit Shqiptar nuk e parashikon zërin "para për lobime/korrupsion zyrtarësh të lartë të vëndeve të huaja".

Shqiptari15/10/2019 20:41

Ti o Ilir, jo si President, por si Ilir nga Skrapari, e solle kete ndyresire ne pushtet. Ketej thua Doktorin e kam pike te dobet, por ne 2013 ia fute Doktorit, qe ne 2011 ta fali burgun, dhe u fute ne shtratin e Rames, i cili ne 2011 kerkonte koken tende, sic po e kerkon sot. Sikur ate rastin me videon ku ndaje parate ne zyren e shtetit, ta kishte Rama sot, do kishe perfunduar i diskredituar direkt tek 313. Kete e di mire ti, o Ilir, se cfare te ben Rama po ta gjeti rastin. Ai eshte monstra me e pabese mbi toke! Ai eshte si ata qe thone: Aman, kerko cfare te duash, vetem ma jep pak kalin sa te hedh lumin. Sapo hedh lumin, te dhjefsha kalin!!!

Shto koment

Denonco