Ramush Haradinaj nuk do shërbejë më si deputet i Kosovës

Ramush Haradinaj nuk do shërbejë më si deputet i Kosovës

19:42, 15/10/2019
A+ Aa A-

Ramush Haradinaj, do ta dorëzojë mandatin e deputetit në Kuvend, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, ditën e sotme gjatë një njoftimi për Gazeta Express, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD’në, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit, pas paknaqësive që atë kohë kishte me punën e këtij institucioni.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, arsyetonte Haradinaj largimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe15/10/2019 23:53

Zotni Haradinaj JU lutemi shum mos fol sduam tu degjojme zerin , sduam tu shikojme as surratin. per ne ti, Thaci dhe Rama jeni bashkepuntore te rezikshem me njeri tjetrin dhe kundra kombit. Ti bashke me ata je thjesht nje sherbetor i te huajve ju skeni respekt per popullin por vetem percmim. E kuptoj shum mire situaten tuaj te deshperuar dhe e vetmja menyre per ta kaluar kete eshte te pushosh. HARADINAJ THACI DHE RAMA JENI THJESHT KARTA TE DJEGURA PERFUNDIMISHT. AKOMA SE KUPTON SE SHANCET TUAJA PER TU KTHYER NE PUSHTET JAN KARTA TE VDEKURA NJEHERE E PERGJITHMONE.Prandaj edhe njehere ty edhe Hashim Tradhetarit po u themi PUSHOOOOOOOOOO. ERDHI DITA ERDHI DITA, . POSHT ARMIKU POSHT TRADHTIA. ERDHI DITA E SOVRANIT, POSHT QELBESIRAT E VATANIT.. ERDHI DITA PLOT DINJITET, SHQIPTARI VENDOS VET. ERDHI DITA ERDHI ALBINI, HASHIM THACI FSHIHET SI MINI.. ERDHI DITA SHNDRIN KOSOVA, ALBIN KURTI THOT FITOVA.. ERDHI DITA ME U GEZUE, SHQIPTARIA ME U FORCUE. O ALBIN KU PASKE QEN, GJITH SHQIPTARET I COVE NE KEMBE. ERDHI DITA ME VEPRUE, NE GJUHEN SHQIPE ME DREJTUE. ERDHI DITA ME U BASHKUE , KUQ E ZI ME U PERFAQESUE

Shto koment

Denonco