LSI mbështet banorët e 'Unazës së Re'/ 'Në burg Edi Rama dhe hajdutët e qeverisë'

LSI mbështet banorët e 'Unazës së Re'/ 'Në burg Edi Rama dhe hajdutët e qeverisë'

18:38, 15/10/2019
A+ Aa A-

Ish ndeputetë dhe zyrtarë të lartë të LSI vijojnë mbështetjen për banorët e Unazës së Re.

Ditën e sotme, atyre i janë bashkuar sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari dhe ish-deputetët Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Floida Kërpaçi, Erisa Xhixho.

Gjatë fjalës së tyre, ata janë shprehur ndër të tjera se, LSI mbështet banorët e Unazës së Re.

“Ky është rojekti korruptiv i Edi Ramës. Banorët janë në të drejtën e tyre legjitime, Edi Rama kërkon të gllabërojë 40 milionë euro në kurriz të banorëve të Unazës së Re.

Në burg Edi Rama dhe hajdutët e qeverisë dhe jo banorët e Unazes së Re që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre", thuhet në njoftimin e LSI.

Fjala e plotë e ish deputetëve Braimllari dhe Kërpaçi:

Të nderuar banorë të Unazës së Re!

Ajo çka ka ndodhur këto 2 javë tek Unaza e Re i ka kaluar kufijtë e të normales sepse Edi Rama arrestoi qytetarë të thjeshtë, qytetarë të ndershëm, të cilët protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe nuk arrestohen ato, të cilët me vendimet e tyre do të vidhej hapur.

Sot në burg duhet të ishte Edi Rama sepse Edi Rama donte të gllabëronte 40 milion euro tek Uanaza e Re dhe jo Klevis Balliu me banorët e Unazës së Re, të cilët kanë 1 vit që protestojnë për të ruajtur pronën e tyre, pronë dhe e drejtë e tyre, e cila mbrohet me kushtetutë.

Është e qartë që  Edi Rama po përdor segmente të caktuar të Policisë së Shtetit për të mbrojtur hajdutërinë e tij tek Unaza e Re sepse këtu doli hapur që ai kërkonte të gllabëronte 40 milion euro. Ky projekt është zonë krimi dhe policia nuk duhet të arrestojë banorët e Unazës së Re, por duhet të rrethojë këtë zonë krimi dhe duhet të ndaloje Edi Ramën sepse ai është hajduti dhe përgjegjësi kryesor që këto banorë kanë më shumë se një vit që protestojnë përditë.

Sot shqiptarët janë në varfëri ekstreme për shkak të keqqeverisjes dhe politikës klienteliste dhe kriminale të Edi Ramës. Sot të rinjtë dhe të rejat nuk kanë mundësi të arsimohen në këtë vend. Sot fëmijët e banorëve të Unazës së Re jetojnë çdo ditë me stresin e prishjes së shtëpisë së tyre dhe nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, sepse janë të kapur nga paniku. Ky është krimi që Edi Rama po bën te Unaza e Re.

Ndaj Edi Rama të përdori çfarëdolloj skeme, por kurrë nuk do të arrijë të mposhtë banorët e Unazës së Re, sepse ata kanë një kauzë kombëtare. Protesta e tyre është e drejtë dhe legjitime. Ishte vetë Edi Rama që erdhi këtu për fushatë dhe i thoshte banorëve: Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, shtëpitë tuaja nuk shemben. Por pasi i mori votën, pasi i mashtroi, pasi i nënshtroi, erdhi këtu për të inauguruar projektin e tij korruptiv. Ku janë sot deputetët e rilindjes? Ku janë sot socialistët e vërtetë të këtij vendi? Këto banorë këtu janë vetëm të LSI, PD apo PS, por janë shqiptarë mbi të gjitha. Ndaj dueht të ngremë zërin për mbrojtjen e këtyre banorëve.

Sot nuk ka asnjë socialist të ndershëm që nuk ngre zërin, sepse ndihen të turpëruar nga politika kriminale e Edi Ramës. Ndihen të turpëruar nga mashtrimi që Edi Rama i bëri këtyre banorëve. Ai mbrohet me Forcat Speciale, me Ndërhyrjen e Shpejtë, por nuk ka guximin që të vijë dhe të ballafaqohet me këto banorë, të dialogojë. Ai del e thotë që po dialogojnë me qytetarët, që gjoja qeveria kriminale e Edi Ramës i ka zgjidhur hallet me një politikë portalesh që thotë. Por pse nuk vjen kjo qeveri që të dialogojë me këto banorë? Pse ka më shumë se një vit që i ka lënë këta banorë në mëshirë të fatit? Sepse ai nuk i ka ndërtuar një qeveri qytetarëve, por një qeveri të oligarkëve, të krimit të organizuar dhe për fatin tonë të keq përdor këto burra dhe gra të Policisë së Shtetit, që janë baballarë, janë prindër, kanë fëmijë që kanë të njëjtin hall me banorët e Unazës së Re. Po ti pyesni këto policë të thjeshtë, edhe këto nuk kanë shtëpi. Ky është shteti. Edi Rama u ka prishur shtëpinë. Unë njoh njerëz të ndershëm të policisë që Edi Rama u prishi shtëpinë në njësinë nr 1 të Shkozës. Njoh efektivë policie të Bregu i Lumit që Edi Rama u ka prishur shtëpinë. Rama i shtypi dhe u mbylli gojën.

Ndaj të gjithë të jemi të vëmendshëm dhe të vazhdojmë përpara. Koha e Edi Ramës dhe e një qeverie të tillë kriminale ka marrë fund. Nuk mundet Edi Rama me një Parlament ilegjitim, me deputetë të kapur nga trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar të ndryshojë Kodin Penal dhe ta kalojë me 84 vota për të ndryshuar ligjin vetëm se protestojnë banorët e Unazës së Re. Ai Parlament është ilegjitim, nuk mbron interesat e banorëve të Unazës së Re, interesat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ai parlament është kthyer në qesharak ku Edi Rama bën show me deputetë të marrë borxh, deputetë sharlatanë apo me deputetë që bëjnë pjesë për të marrë ndonjë tender apo për tu bërë pjesë e klaneve të drogës. Ndaj kauza juaj është e drejtë dhe ndaj kjo protestë nuk do të ndalet sepse kjo protestë është në të drejtën e saj. 

Ndaj ne protestojmë sot për fëmijët e banorëve të Unazës së Re. Po protestojmë për ato fëmijë, të cilët kanë më shumë se një vit që pësojmë traumën e kësaj qeverie anti-sociale dhe kësaj qeverie kriminale. Ne jemi këtu për t’iu përkrahur në çdo protestë sepse protesta juaj është e drejtë, protesta juaj është qytetare dhe ju nuk po shkelni asnjë ligj të këtij vendi.

Ne do të jemi në mbështetjen tuaj sepse jemi të bindur që përkrahim njerëz, qytetarë të ndershëm që kanë mbi 30 vite që i paguajnë taksa këtij vendi. Nëse Edi Rama do të kishte një projekt në Unazën e Re nuk do të kishte arsye t’i sillte sekserët e ALUIZNIqë të paguanin faturat dhe t’i merrnin lekë banorë të Unazës së Re. 

Nëse Edi Rama do të kishte me të vërtetë një projekt, minimumi në këto 6 vite mos t’u merrte taksën e pronës sepse kë to banorë kanë 30 vite që paguajnë taksën, kanë 30 vite që paguajnë ujin, dritat dhe taksën e pronës së tyre. Ndaj këto janë në të drejtën e tyre dhe nuk ka qeveri, dhe Prokurori, dhe Gjykatë që dënon këtë protestë të ndershme.

Faleminderit!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco