Përfundon mbledhja e ministrave të jashtëm/ Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë

Përfundon mbledhja e ministrave të jashtëm/ Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë

17:59, 15/10/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku duket se nuk është arritur dakordësimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, vend që ka presidencën e rradhës së BE, Tytti Tuppurainen, deklaroi se në mbledhje është vlerësuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut.

“Vlerësuam që ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk është e duhur. E vetmja gjë që mundëm të arrijmë është që KE do të kthehet mbi këtë çështje. Besojmë që KE do marrë vendim pozitiv për çështjen e integrimit për të dy vendet”, tha ministrja finlandeze.

Ndërsa, eurodeputeti Johannes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera.

“Nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje, kam luftuar për ta bërë të mundur, ekipi ynë është i angazhuar. Edhe nëse largohem nga kjo detyrë, angazhimi do jetë i vazhdueshëm. Shpresojmë t’i bindim të tjerët, sepse po flasim për diçka jetësore. Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative, por procesi është i bazuar në meritë dhe ata i kanë plotësuar kushtet dhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë. 25 vende janë në favor të integrimit”, u shpreh Hahn.

Vendimi për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të merret në Samitin e liderëve të BE më 17-18 Tetor. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/10/2019 00:39

Johanes Hajni shprehet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet ( përveç 9 copë kushte, që vitin e kaluar ishin 7). Ka të drejtë Hajni, Shqipëria i ka paguar paret e "lobimit" të Hajnit & CO prandaj duhen hap negociatat.

t15/10/2019 18:41

Qe ne nuk jemi pe te hap negaciatat me BE,kete vetem klani i degjeneruar i rilindjes. nuk e pranon,por vete BE tani cfare interesi ka te na pranoje me kete nivel mizerabel te demokracise tone qe po rreshqet ne diktature.Frika se gjoja po rritet ndikimi rus ketu te ne eshte vetem nje iluzion qe atyre ua ka krijuar rama dhe me rrezimin e rames iken edhe ai iluzion

Loran shehu15/10/2019 18:30

Tashi duhet rrevolucion asgje tjeter

Shqiptari15/10/2019 18:20

O Johanes Hahnn! O Muti i mutit! Perpara se te bindesh dhe te besh dallevere me evropianet e ndershem dhe te justifikosh tek Noriega i Shqiperise parate dhe ryshfetet qe ke marre, duhet te kishe bindur Krye-Rilindasin_Noriega qe te bendte detyrat e shtepise qe BE i kishte lene para 6 vitesh!!! O kelysh kurve! O ndryresira qe e qelbet Shqiperine!!! Ti, o plehra i BE, o pjese e qelbesirellikut sorosian te Evropes, e din shume mire se Shqiperia e Rilindjes se qelbesirave nuk e meriton qe t'ia hapet as dera e halese se BE dhe jo me negociatat!!!! Me cfare sy e surrati do t'iu dilni perpara votuesve dhe taksa-paguesve evropiane, kur pranoni ne gjirin e BE nje ndyresire si Edi Rama!!! Si do mundeni ju qe neser te uleni ne nje tryeze me nje felliqesire te droguar, me nje te semure mendor??? A ke turp o Johanes Hahn!!! Me cilin vend te BE do ta krahasosh ti Shqiperine, kur neser te pyese gruaja jote, vajza jote, djali yt, nipi apo mbesa jote: Si eshte Shqiperia? Po pse keto standarte ka BE??? Pse me zor, me pazare, me dallavere dhe me lobingje mashtruese do te behet Shqiperia ne BE??? Nese BE mbushet me vende si Shqiperia, atehere mjer BE, sepse brenda 5 viteve ka per t'u semurur rende, ka per t'u qelbur dhe ka per t'u shperbere. Si mund te behet pjese e BE nje vend monist dhe punist!!!!! Si mund te pranohet ne BE nje vend ku nuk behen zgjedhje te lira dhe demokratike!!!! Ne situaten politike dhe nivelin mjeran te demokracise qe eshte sot Shqiperia e Rilindjes, eshte turpi me i madh i BE nese hedh hapin e gabuar te hapjes se negociatave!!! BE e denoi pa te drejte, djegien e mandateve te opozites si nje precedent i rrezikshem per vendet e BE per te kundershtuar nje qeveri. Por BE e kishin mashtruar vete perfaqesuesit e saj te korruptuar ne Shqiperi per gjendjen se ku ishte katandisur demokracia ne Shqiperi. Tani, le ti kthehemi edhe ne BE. A nuk eshte nje precedent i rrezikshem per demokracine ne BE, nese pranohet antare e BE nje vend diktatorial monisto-komunist?

Shto koment

Denonco