Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Kriza politike/ Conte: Zgjidheni vetë, duhet dialog konstruktiv dhe pa parakushte

Kriza politike/ Conte: Zgjidheni vetë, duhet dialog konstruktiv dhe pa parakushte

17:46, 15/10/2019
A+ Aa A-

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, kryeministri italian Giuseppe Conte nuk la pa përmendur as krizën politike që ka kalon vendi.

Ai u shpreh se, mazhoranca dhe opozita duhet të zhvillojnë një dialog pa parakushte dhe se është në interes të të dyja palëve që ky moment të kapërcehet.

"Vëmendja jonë është përqëndruar kryesisht dhe në aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike. Ky do të ishte një sinjal i pjekurisë politike dhe institucionale duke përfshirë dhe përgjegjësinë që qeveria dhe kryeministri Rama po e dëshmon dhe do të vijojë ta tregojë. Mazhoranca dhe opozita kanë interes të dyja ta zgjidhin këtë krizë në bazë të burimeve të tyre, ta zgjidhin vetë. Është e rëndësishme që mazhoranca ti propozojë opozitës një platformë për të qasur një dialog më konstruktiv, do ta theksoj dhe në takimet e tjera që ky dialog të zhvillohet pa parakushte", u shpreh ndër të tjera kryeministri italian Giuseppe Conte.

Konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Conte:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco