'Nuk e meritojmë, jo nuk na pranojnë'/ Kaba: A mund të fusë Europa në shtëpi një drogaxhi?

'Nuk e meritojmë, jo nuk na pranojnë'/ Kaba: A mund të fusë Europa në shtëpi një drogaxhi?

16:14, 15/10/2019
A+ Aa A-

Shqipëria dhe qeveria e Rilindjes nuk e meriton hapjen e negociatave.

I këtij mendimi është gazetari Dritan Kaba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nën titullin “nuk e meritojmë, jo nuk na pranojnë”, Kaba shkruan ndër të tjera se, Europa nuk mund të pranojë në gjirin e saj një bandit, kriminel, drogaxhi e një njeri që gënjen për çdo gjë.

Postimi i plotë i Dritan Kabës:

NUK E MERITOJMË, JO NUK NA PRANOJNË!

Jo se nuk na i hapin negociatat, por Shqipëria dhe qeveria e Rilindjes nuk e meriton hapjen e negociatave.

A mund të fusim në shtëpi një bandit, një kriminel, një drogaxhi, një njeri që merret e bën plane kundër teje me armiqtë e tu.

A mund të fusim në shtëpi një belaxhi, mashtrues, një njeri që të gënjen e nuk e mban fjalën për asgjë?

A mund të fusim dot në shtëpi një njeri që po shkatërron çdo gjë në shtëpinë e tij, po e vjedh atë çdo ditë?

A mund të fusim dot në shtëpi një legen, halldup, që mbyt anëtarët e tjerë të shtëpisë me gaz helmues, me burgje, me dhunë sistematike, që nxjerr nga shtëpia njerëzit e tij edhe i lë mes katër rrugëve?

A fusim dot në shtëpi një njeri që shkatërron ata që punojnë, dhe prodhimet e tyre?

A fusim dot në shtëpi një njeri, që kur është hall vendos goret e lagjes të përgojnë kë ka ai inat?

Jo ky lloj njeriu nuk mund të hyjë në shtëpinë e askujt. Askush nuk e do pjesëtar të familjes së tij, këtë mizerabël njeri.

Kështu na ka zënë edhe ne, me Edi Ramën dhe Rilindjen!

Ky ishte një krahasim i thjeshtë, pa hyrë në detaje. Nëse qeveritë evropiane do të kishin një informacion pa zbukurime për atë që ndodh realisht në Shqipëri, atëherë as ne ëndërr nuk do na hapeshin negociatat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco