Takimi me Glover, kreu i opozitës: Reforma zgjedhore e vetmja rrugëdalje nga kriza

Takimi me Glover, kreu i opozitës: Reforma zgjedhore e vetmja rrugëdalje nga kriza

15:26, 15/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Me një shënim në Facebook, Basha bën të ditur se reforma zgjedhore është rruga e vetme për të dalë nga kriza e rëndë ku ndodhet vendi.

Ja çfarë shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha:

Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri .

Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.

T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!

Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari15/10/2019 19:33

“Reforma zgjedhore na qenka e vetmja rruge per daljen nga kriza “ ?! Mos u merrni me Ramen. Urgjent duhet shkarkuar Lulzim Basha! Nderkohe qe eksperti zgjedhor i PD , Bylykbashi, vete Basha si edhe Sali Berisha kane argumentuar me shume se nje here se esencjal eshte vullneti politik ( të cilin Rama nuk e ka) per zgjedhje të lira, Olandezi leshon super gafen e rradhes! Nqse PD don të tregoje se eshte gati per të marre pushtetin, si pune të pare duhet të largoje Lulzim Bashen dhe urgjentisht. Cdo vonese eshte ne dem të Shqiperise! PD duhet të udhehiqet nga kryesi dhe jo nga nje kryetar qe vetem lider as eshte as mund të behet!

Shto koment

Denonco