FOTO/ Meta, vlerësime pa fund dhe mirënjohje për Michael Granoff

FOTO/ Meta, vlerësime pa fund dhe mirënjohje për Michael Granoff

14:55, 15/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot z. Michael Granoff, kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, të cilin ai e vlerëson maksimalisht për kontributin që ka dhënë dhe jep në forcimin e miqësisë midis dy kombeve.

"Përherë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan, - shkruan Meta në Fb. - Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco