Kryevëzhguesja e OSBE, Glover, pas takimit me Bashën: Po përpunojmë rekomandimet, takimet vazhdojnë

Kryevëzhguesja e OSBE, Glover, pas takimit me Bashën: Po përpunojmë rekomandimet, takimet vazhdojnë

13:29, 15/10/2019
A+ Aa A-

Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, e përfundoi takimin me kreun e opozitës Lulzim Bashën rreth orës 13:30. E pyetur nga mediat mbi takimin, Glover tha se bëhej fjalë thjesht për Raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, ku jepen rekomandimet.

“Ne vazhdojmë t’i përpunojmë rekomandimet. Jemi në diskutime dhe nuk kam asnjë mesazh për ju. Ne jemi këtu dhe takimet do të vazhdojnë edhe nesër e pasnesër, por aktualisht, sot, nuk ka asgjë për thënë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco