Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

FOTO/ Presidenti Meta, 75 trëndafila të bardhë për ditëlindjen e Sali Berishës

FOTO/ Presidenti Meta, 75 trëndafila të bardhë për ditëlindjen e Sali Berishës

12:54, 15/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha për ditëlindjen e 75-të të tij.

Gëzuar ditëlindjen doktor Berisha!

Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi!

Suksese dhe mbarësi!

Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!’, shkruan presidenti Meta në urimin e tij publik.

Mësohet se buqeta e presidentit Meta për ish-kryeministrin, Sali Berisha ka 75 trëndafila të bardhë!

Përveç tufës së trëndafilave, presidenti Meta si dhuratë për ish-kryeministrin Sali Berisha ka dërguar edhe një shishe verë ‘Kallmet’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp15/10/2019 13:30

I njëjti urim shkon edhe nga ana ime për Ju Z.Berisha.Mungon 'pesha' dhe tufa e trëndafilave.Mirënjohje edhe për kontributin për çeljen e negociatave me kushte me BE për në datën 18.10.2018.Lajmin ma dha një "qytetar dixhital brukselian".Unë, besoj.

ArT15/10/2019 13:09

Trendafilat e kuq do t'ja coje Gramoz Ruci, sepse i mbajti dheu krijoi privilegje. Ne te deklasuarve te komunizmit na la me gisht ne goje: prona afer zeros!

Shto koment

Denonco