Cakaj i Ramës kërcënon hapur ministrat e Jashtëm të BE: Nëse nuk na hapni negociatat ...

Cakaj i Ramës kërcënon hapur ministrat e Jashtëm të BE: Nëse nuk na hapni negociatat ...

10:21, 15/10/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak orë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën do të diskutohet për fatin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm i vendit tonë, Gent Cakaj, ka kërcënuar hapur homologët e tij. Nëpërmjet dy postimeve rresht në Twitter mëngjesin e sotëm, Cakaj i Ramës u kërkon ministrave të BE-së që të mbajnë premtimet, por nuk shkruan asnjë fjalë për premtimet dhe detyrat e parealizuara nga qeveria Rama.

Në një linjën e shefit të tij, Cakaj, kërcënon vendet anëtare të Bashkimit Europian, se nëse nuk i hapin sërish negociatat me Shqipërinë atëherë ata do të përballen në rajonin tonë me rivalë të rrezikshëm strategjikë, që nënkupton Rusinë apo Turqinë e Erdogan.

“Sot Europa përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë/ prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një Evropë të ngushtë, të izoluar, dhe të shkëputur, por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara”, cicëroi sot në mëngjes ministri i Jashtëm.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Atdheu Im idashur18/10/2019 23:59

    Kush eshte ky Rama ka pas luajtur futboll me kombetaren ????

    Martin18/10/2019 16:43

    Cfare pritet nga nje i ngarkuar ne detyre qe edhe gjuhen letrare shqipe (standarte qe flitet ne Shqiperi) e flet me gabime?! Do t'i beje fresk E Rames por ka zgjedhur rrugen e gabuar. Nje gje eshte shume e qarte : nuk ka oer t'u bere kurre politikan as ne Kosove e as ne Shqiperi.

    Arberi17/10/2019 14:13

    O spermatozoiti Batonit. O pjellë e Millosheviçit. Pyete mamin si e ka emrin druzhja qe ja mbushi qe te polli ty.

    Gramoz15/10/2019 15:10

    Ky z.Kaka flet per plotesimin e kushteve, nderkohe qe shqiptaret po ikin per dite e me shum nga syt kembet! Sigurisht ikin nga mirqenia e madhe dhe bumi ekonomik qe ka sjelle ne Shqiperi, ridhjerja dhe qeveria e qelbesirave te Gent Kakes dhe Edver Taqi Mutacakut!

    Skrapari15/10/2019 13:08

    Po cfare kushtesh keni permbushur ju mor plehra. A nuk jetojme ketu ne? Na tregoni nje gje qe keni bere pas 2013 mor ndyresira.

    Ali Pashe Tepelena 15/10/2019 12:37

    Ku ka bythë ky qurravec të kërcënojë. Janë fjalët e të gjatit . Nuk është ministër i jashtëm,.por zëvendës.

    lushingabarbullushi15/10/2019 11:09

    Kush te pyeti ty o leprushe!

    vera15/10/2019 11:08

    Une,padiskutim qe dua te jem ne Europe,por ne asnjemenyre me kushtet e paplotesuara te Shqiperise.

    Loran shehu15/10/2019 10:32

    Po kush e rru jasht shtetit per cakajn e rames

    Shto koment

    Denonco