Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Koha të marrim vendime të përgjegjshme si liderë, duhet qeveri që punon për njerëzit

Basha: Koha të marrim vendime të përgjegjshme si liderë, duhet qeveri që punon për njerëzit

20:28, 14/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në 10 vjetorin e Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit tha ndër të tjera se:

“Na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si liderë, për të respektuar bazat dhe parimet e demokracisë së vërtetë perëndimore.

Nuk mund të lejojmë më korrupsionin ti zërë frymën qytetarëve tanë.

Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ju bëj thirrje miqve tanë në këtë sallë dhe kudo: Le të punojmë për Shqipërinë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme të hapjes dhe të transparencës.

Një të ardhme ku ato vlera të shenjta të mishëruara në vetë Kushtetutën Amerikane të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme.

Që të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon ditë e natë për njerëzit.

Unë kam besim se kjo e ardhme është shumë e afërt. Sepse besoj tek Shqipëria.

Ju faleminderit për miqësinë dhe ndihmën tuaj të pakursyer në gjithë këto vite dhe dekada.

Dhe faleminderit që keni zgjedhur të jeni në krahun tonë në këtë rrugëtim për ta çuar vendin tonë dhe fëmijët tanë drejt zhvillimit dhe mirëqenies”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/10/2019 22:00

Vetem thirrje ke bere deri tani ,por me thirrje nuk rrezohet rama,por me aksion

peter14/10/2019 21:20

Artisti Basha do regulloje shqiperine, qe kane 30 vjet qe artistet hajdute e kane cuar mbrapa regullimit. .. Qe shqiperia te regullohet e para Basha me te gjithe hajdutet e tjere cfaredo qe jane , qe flasin per demokraci qe nuk egziston ne asnje vend ne perendim, .. Duhet te shkaterojne 30 vjet histori vjedhje shkaterim dhe poshtersi qe bene per te pasuruar veten e tyre me pasurine e popullit shqiptare, mbi pronat e shqiptareve te vertete. Ne shqiperi duhet te ngrihen kryqe si ne kohen e krishtit.. Vetem atehere do te shkoje perpara... me pak se kryqet me te kryqezuar, e te gjitheve te pa brekeve qe jane klasa e sotme qe vashdojne vjedhin ato qe kane ngelur, nuk ka shqiperi dhe shqiptare.. as sot as neser, dhe asnjehere...

Shto koment

Denonco