‘S’më shqetëson gishti i Borchardt, por gishti që u kanë futur shqiptarëve’

‘S’më shqetëson gishti i Borchardt, por gishti që u kanë futur shqiptarëve’

18:18, 14/10/2019
A+ Aa A-

Analisti Ilir Demalia nga studio e Ora News duke komentuar gjestin e ambasadorit Bernd Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së re, tek drejtoria e Policisë së Tiranës, tha se jo vetëm Borchardt, por të gjithë ndërkombëtarët kanë luajtur një rol shumë të keq në Shqipëri, veçanërisht gjatë këtyre 6-7 viteve të Rilindjes.

Për analistin sot Shqipëria “De facto” është në një paradiktaturë.

‘Jam shprehur vazhdimisht për ambasadorin Bernd Borchardt dhe jo vetëm ai, por edhe për ndërkombëtarë të tjerë që kanë luajtur një rol shumë të keq për gjendjen që është Shipëria sot.

Duke suportuar dukshëm dhe duke qenë të njëanshëm me regjimet në fuqi, gjatë këtyre 30 viteve, por veçanërisht gjatë këtyre 6-7 viteve të Rilindjes, ndërkombëtarët kanë qenë hapur pro një regjim që ata e dinë shumë mirë dhe vetëm një njeri që nuk ka sy në ballë nuk e sheh, që është i kapur me krimin, me trafiqet, me korrupsionin dhe të gjitha aferat dhe është një regjim që po i zhduke të gjitha institucionet në Shqipëri.

Ti sot nuk ke shtet dhe institucione të pavarura. De facto sot Shqipëria është në një paradiktaturë, pavarësisht se janë kohët që nuk e lejojnë të bëjë diktaturën e Hoxhës dhe nuk ka nevojë ta bëjë.

Shqiptarët janë dorëzuar dhe për shkak të klasës politike edhe për shkak të mosbesimit të kësaj klase politike. Ky largim masiv nuk ka ndodhur ndonjëherë, as në '90. Shqiptarët po ikin dhe po të kenë mundësi të largohen të gjithë.

Ajo që bëri Borchardt për mua nuk është ndonjë gjë për të vënë alarmin. Për mua alarmi është gishti që i ka futur Borchardt dhe Borchardt-ët e tjerë shqiptarëve, kjo është alarmante. Për këtë duhet gozhduar Borchardt dhe gjithë ndërkombëtarët që përkrahin këtë regjim kriminal.’-tha Demalia

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

turi14/10/2019 20:09

legeni bushard duhet te ishte zhduk me kohe nga Shqiperia

Shto koment

Denonco