FOTO/ ‘Venecia reflektoi thellë, Zero shkelje Kushtetute nga Presidenti, rilindja të ikë’

FOTO/ ‘Venecia reflektoi thellë, Zero shkelje Kushtetute nga Presidenti, rilindja të ikë’

17:45, 14/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një koment për raportin final të Venecias., shkruan në një shënim në fcb se Venecia reflektoi dhe ndryshoi thellë, zero shkelje kushtetute nga Presidenti.

‘Tani të mbyllin gojen dhe të ikin se rrahën ujë në havan për 4 muaj me shkarkimin e marrë të presidentit!!.

Edi Rama dhe rilindja u diskredituan, u poshtëruan dhe u përdhosen si armiq të kushtetutes, të ligjit dhe të Shqipërisë.

Venecia reflektoi thellë dhe raporti final i saj pasqyron ndryshimet thelbësore nga raporti paraprak.(FOTO).

Reflektimi gjithmonë mbetet vlerë e shtuar

As edhe një shkelje e vetme e kushtetutës.

Dekretet e presidentit jane në fuqi të pa ankuara apo sfiduara në asnjë gjykatë në Shqipëri a jashtë saj.

Votimet moniste-puniste të Edi Ramës u konfirmuan nga Venecia si 100% të paligjshme dhe njollë e zezë për Ramën dhe rilindjen.

Falë dekreteve të Presidentit u evitua gjakderdhja aq e deshëruar nga Edi Rama.

Presidenti veproi me pergjegjshmëri të plotë, në respekt absolut të Kushtetutes dhe mbrojti pluralizmin dhe demokracinë si shtyllat fondamentale të rendit demokratik dhe i shërbeu me patriotizëm të tashmes dhe të ardhmes europiane të vendit.

Ka vetëm një shkelës e dhunues të kushtetutës dhe ligjit ky është Edi Rama.

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit si një kor sorrash të zeza duhet pushojë menjëherë se ekzistuari, për ti dhënë fund një neverie që vjen erë "psikopatie" të Edi Ramës.

Dështuan me turp me Venecian, dështuan me turp me hapjen e negociatave tani të ikin se boll u jargavitën mbas këmbëve të karrigeve të pushtetit.’

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco