Raporti përfundimtar i Venecias, reagon Opozita e Bashkuar

Raporti përfundimtar i Venecias, reagon Opozita e Bashkuar

15:15, 14/10/2019
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar ka reaguar pas raportit përfundimtar të Venecias në lidhje me ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit.

‘Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën’, shkruhet në deklaratën publike.

‘Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe standardet evropiane’, shkruhet më tej.   

Deklaratë e përbashkët e Opozitës së Bashkuar

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anulimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe standardet europiane.   

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

 Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N14/10/2019 17:05

Ne UN kishin thene edhe pse lali eri genjen ai nanjntereson se ka figure. Pra ne evrope nuk i intereson kujt njeri sa ke punuar, i intereson vetem ndonjeri qe duket bukur kur del sepse ne ate menyre e blejne ne menyre indirekte ( duke e vrare demokracine ) dhe e perdorin per te perhapur tolerance ( qe per ne perkthehet ne tirani, prandaj po te vini re ne internet ka filluar propaganda "mos e merrni si tirani se jeta eshte e bukur" ). Keshtu i zgjedhin problemet ata me ekstremizem. E dine mire qe te database ka te dhena qe e hedh bashkimin evropian ne kanal se kane interpretuar sipas qefit informacionet ne vend qe ta merrnin si ndihme ( dhe ktu kane filluar propaganden tjeter "kush kujtojne ata se jane ). Ne ketu vazhdojme nuk kemi mundesi te dalim sepse eshte manipuluar llogjika e mases dhe nje genjeshter te perhap rama me endri fugen, gjithe delet qe kane ngelur e besojne

N14/10/2019 15:56

Ore a e kupton qe problemi eshte fshirja e llogjikes ne mase me ane te propagandes. Keshtu arriti ne vjedhje. Dhe facebooku per kete u perdor, se nuk kishim rruge tjeter. Nuk e sheh si na ka mbyllur gojen rama, ka me nevoje per prova ? Mjaft u fiksuat ne internet se po ju manipulojne te huajte, ata duan stabilitokraci sepse per vete e kane ne dore. Gjermajia eshte shteti me i informuar thone, kshuqe mjnd ti perdorin faktet si ti teket, perfshire dhe ju opoziten. Pra bejne te njejten gje si rama.

Shto koment

Denonco