Gratë e Unazës së re nuk e falin ambasadorin e OSBE: Peticion të shpallet ‘non grata’

Gratë e Unazës së re nuk e falin ambasadorin e OSBE: Peticion të shpallet ‘non grata’

14:52, 14/10/2019
A+ Aa A-

Pas ndjesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borschardt, kanë reaguar gratë e Unazës së Re që protestojnë prej rreth një viti, duke thënë se nuk e falin ambasadorin për gjestin me gishtin e mesit dje dhe kërkuan shpalljen e tij ‘non grata’.

‘Ambasadori i OSBE është person publik, përfaqësues i OSBE. Kur e bën ambasadori i OSBE çfarë mund të bëjë një person tjetër. Nuk e falim, do bëjmë peticion që të shpallet ‘non grata’. Gratë të reagojnë se janë diskriminuar. Edhe Presidentit i bëj thirrje publikisht në emër të grave të Unazës së Re që Borschardt të shpallet non grata. Nuk vlen falja e tij, sepse sjellja është në vazhdimësi.

Ne nuk e shamë, thamë Rama ik. Nuk kemi nevojë për ndjesën e tij, ai të zhduket nga Shqipëria’, u shprehën gratë.

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt iu ngriti gishtin e mesit protestuesve që ndodheshin dje tek Drejtoria e Policisë, pas thirrjeve të tyre ‘Rama ik’ dhe ‘Shame on you’ por sot ai kërkoi ndjesë me një mesazh në ‘Twitter’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco