Policia bën bilancin e arrestimeve te 'Unaza e Re'/ 10 të arrestuar në flagrancë, 5 të shoqëruar

Policia bën bilancin e arrestimeve te 'Unaza e Re'/ 10 të arrestuar në flagrancë, 5 të shoqëruar

23:14, 13/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit publikon bilancin e arrestimeve të kryera mbrëmjen e sotme pas protestës të banorëve të Unazës së Re.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia publikon inicialet dhe moshën e 15 të ndaluarve.

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu dhe 4 qytetarë të tjerë janë lënë të lirë, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Ja njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale  “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasit:

- R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
- K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
- B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
- K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve. 

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë,  se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në c?nimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco