VIDEO/ Ishin fshehur mes protestuesve, ja si civilët arrestuan banorët e 'Unazës së Re'

VIDEO/ Ishin fshehur mes protestuesve, ja si civilët arrestuan banorët e 'Unazës së Re'

20:47, 13/10/2019
A+ Aa A-

Policë të veshur civilë kanë bërë shoqërimin e banorëve të Unazës së Re, menjëherë sapo ka mbaruar protesta që qytetarët e kësaj zone zhvillojnë çdo mbrëmje.

Në një video të publikuar nga “Faxweb”, shihet se si persona pa uniform kanë kapur nga krahu një nga protestuesit dhe e fusin në makinën e policisë. Banorët mësohet të jenë shprehur se kjo gjë ndodh çdo natë, se persona civilë qëndrojnë të fshheur mes tyre dhe sapo mbaron protesta shoqërojnë banorët për në komisariat.

Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco