Arsyet e krizës politike në Shqipëri janë kushtet e BE për Edi Ramën

Arsyet e krizës politike në Shqipëri janë kushtet e BE për Edi Ramën

19:19, 13/10/2019
A+ Aa A-

Arsyet për të cilat opozita dogji mandatet 9 muaj më pare janë sot pengesa për avancimin e Shqipërisë drejt BE.  Ato që Edi Rama  refuzoi ti marrë në konsideratë e më keq akoma i mbrojti me pushtetin e tij, si  blerjen  e votës, krimin, korrupsionin, drogën,  mosfunksionimin e gjykatave, sot i janë vënë kushte nga Europa.

Pa dënuar blerësit e votave, pa përfshirë opoziten në institucionet demokratike dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë nisje të bisedimeve për anëtarsim në BE.

Rekomandimet gjermane janë përfshirë në dokumentin zyrtare të BE që diskutohet të marten ne nbledhjen e Këshillit të Ministrave të jashtëm.

Kusht për Edi Ramën janë zgjedhjet e parakohshme si e vetmja mënyrë që të përmbushet kushti i përfshirjes së opozitës në institucionet demokratike dhe për të faktuar se Shqipëria është në gjendje të realizoje zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Afati i plotësimit të kushteve është 6 muajt e parë të 2020, kohë kur sugjerohet mbajtja e  konferencës së parë. pa plotesuar këto kushte Shqipëria nuk mund të avancojë në procesin e integrimit.

BE ndan tashmë të njëjtat shqetesime me opozitën shqiptare duke legjitimuar aksionin e saj politik. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco