VIDEO/ Braimllari: Rama dërgon forcat speciale te 'Astiri' për të mbrojtur vjedhjen e tij 40 milionë euroshe

VIDEO/ Braimllari: Rama dërgon forcat speciale te 'Astiri' për të mbrojtur vjedhjen e tij 40 milionë euroshe

18:41, 13/10/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Brahimllari ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, në protestën kundër shembjes së banesave të tyre.

Brahimllari shprehet se Rama sjell forcat speciale te Unaza, me qëllim që të mbrojë hajdutërinë e tij.

“Edi Rama rrethon banorët e Unazës së Re me forcat speciale sepse po protestojnë kundër hajdutërise së Edi Ramës. Edi Rama vendos forcat speciale kundër qytetarëve për të mbrojtur vjedhjen e tij te 40 milionë eurove. Banorët e Unazës së Re arrestohen kurse Edi Rama që do gllabëronte 40 milionë euro është i lirë”, shkruan Braimllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco