FOTO/ Kajmaku i Ramës nuk pyet për ligj! Ndërton pa leje në mes të Tiranës

FOTO/ Kajmaku i Ramës nuk pyet për ligj! Ndërton pa leje në mes të Tiranës

16:41, 13/10/2019
A+ Aa A-

Vijojnë denoncimet në adresë të Agim Kajmakut, kryebashkiakut monist të Vorës, i cili edhe pse minimalisht duhej të ishte shkarkuar nga posti që mban pas mashtrimit me formularin e dekriminalizimit, vijon të sfidojë ligjin.

Denoncimi bëhet nga një qytetar në Facebook e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas qytetarit, Kajmaku ka bërë një ndërtim pa leje në mes të Tiranës, por deri tani nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

“Për Kajmakun e narkoshtetit ligji nuk ekziston! Ai shton kate në mes të Tiranës ne hundët e narkopolicisë!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetari.

“Kajmaku i partisë Narcos. Mashtron me formularin e dekriminalizimit por as nuk dënohet e as nuk shkarkohet. Bën ndërtim të paligjshëm mbi kokat e policisë, mes Tiranes, por narkoshteti që lufton banorët që mbrojnë shtëpitë e veta nuk vepron për ndertimin e paligjshëm të Kajmakut të partise. Ja kontrolli mbi territorin mes Tiranës”, shkruan qytetari në denoncimin e tij. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco