Albin Kurti: Duam që Shqipëria ta shohë Serbinë, me sytë e Kosovës

Albin Kurti: Duam që Shqipëria ta shohë Serbinë, me sytë e Kosovës

10:47, 12/10/2019
A+ Aa A-

Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës dhe njëherësh dhe kryetar i partisë, në një intervistë për Anadoly Agency është pyetur nëse do t’i bashkangjitet të ashtuquajturit “Shengeni i vogël”, që u inicua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

 Kurti u përgjigj se nuk i kundërshton iniciativat rajonale, shkruan AA, por se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla. Duke theksuar se duhet të takohet me kryeministrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmend këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë, ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. 

Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti, sipas AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz12/10/2019 14:51

Shqiperia nen udheheqjen e qelbesirave pasardhes te Enver dylberit, nuk mund ta shohe Serbine me syte e Kosoves o Albin! Ty te uroj suksese ne qeverisjen e Kosoves, dhe ben mire ti qendrosh sa me larg Edver Taqi Jugosllavit!

Shto koment

Denonco