VIDEO/ Vuçiç i ‘ulëret’ gazetares serbe: Kosova është shtet i pranuar nga 100 shtete. Kot lodheni....

VIDEO/ Vuçiç i ‘ulëret’ gazetares serbe: Kosova është shtet i pranuar nga 100 shtete. Kot lodheni....

20:30, 11/10/2019

Nuk ka qenë shumë i mbarë takimi i Aleksandër Vuçiç me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për çështjen e Kosovës, Richard Grenell.

Presidenti serb është shfaqur i nervozuar një dite pas takimit me Grenell.

Pyetjes së bërë nga gazetarja e Pink Tv, se çfarë është ofruar nga SHBA dje përmes Grenell, Vuçiç mjaft i ngarkuar deklaroi: ‘Asgjë, askush nuk na ofroi asgjë. Askush nuk na ofroi ndarje apo shkëmbim territoresh. Kot lodheni të kërkoni. Kosova është shtet i pranuar nga 100 e ca shtete dhe qëndrimi amerikan po dihet’.

Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë gjatë përurimit të helikoparkut më të madh në Ballkan që është ndërtuar në Serbi dhe që u përurua sot duke siguruat energji të pastër për 143 mije familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco