Venecia: Dekretet e Presidentit për 30 qershorin janë ende në fuqi

Venecia: Dekretet e Presidentit për 30 qershorin janë ende në fuqi

19:44, 11/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Neës 24, duke komentuar raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, shprehet qartazi se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka shkelur Kushtetutën kur ka shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Edhe pse përfundimet shkruhen e zeza mbi të bardhë, përfundimet kanë dy anë të medaljes, mënyra sesi e lexojnë qoftë mazhoranca, qoftë opozita. Si ndahet kjo çështje tani?

Kjo ndahet shumë qartë. Ka njerëz që dinë shkrim e këndim, por që dinë shkrim e këndim ndershmërisht. Ka njerëz që dinë shkrim e këndim por lexojnë poshtërsisht. Kjo është shumë e qartë, nuk ka nevojë ta lexoj unë, mos dëgjoni opozitën, mos dëgjoni mazhorancën, hyni dhe keni shumë të qartë të shkruar që Presidenti nuk shkeli Kushtetutën dhe Komisioni i Venecias është më i kujdesshëm sesa idiotësia e Edi Ramës dhe e vë që në titull. Ke ngritur një komision, i cili do të verifikonte vetëm një gjë: e shkeli apo s’e shkeli Kushtetutën Presidenti? Komisioni i Venecias e ka shtjelluar: Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dhe thotë gjithashtu që çdo lloj shqyrtimi i kësaj çështjeje do të ishte domen i Gjykatës Kushtetuese. Pra, e gjithë kjo minorancë e minorancave i them unë asaj mazhorance të ulur atje në Parlament, e tëra ndërmori një aksion antiligjor, antikushtetues duke qenë vetë në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Presidenti caktoi një datë e cila jepte të gjitha mundësitë në raport me Kodin Zgjedhor që të gjitha partitë të regjistroheshin dhe çfarë të kishim? Të kishim votime pluraliste. Të mbronim pluralizmin, të mbronim sigurinë publike. Pra, Presidenti mbrojti Kushtetutën. Nga ana tjetër kemi një maxhorancë e cila i shkel të gjitha dhe për shkak të këtyre shkeljeve për shkak të mungesës së shtetit ligjor dhe gjykatave që nuk i ngrenë vetë, ne paguajmë atë faturë që nuk na hapen negociatat sot.

Në këndvështrimin tuaj, ç’do të thotë ‘tejkalim kompetencash’?

Desha t’ju shpjegoj që ky term që gjendej në raportin e parë, nuk gjendet më në raportin e dytë, sepse që të thuash ‘tejkaloi një kompetencë’, duhet të citosh në Kushtetutë nenin përkatës. Presidenti ka përdorur vetëm kompetenca që Kushtetuta i njeh, nuk ia ka marrë as Kryeministrit, janë kompetenca që i gëzon vetëm ai, në të cilat nuk flitet as për konsensus me forcat politike, është ai që e ka këtë atribut. Aq më tepër, unë do ta marr dhe do ta rimarr këtë gjë: e marrim në shqyrtim në Komision deputetë që kanë lindur nga zgjedhje të shtyra. Z. Nishani që me të drejtë i shtyu zgjedhjet, nuk e shkeli Kushtetutën kur shtyu zgjedhjet, këta pretendonin se e kishte shkelur Ilir Meta. Nuk e kishte shkelur as Alfred Moisiu kur i shtyu zgjedhjet për një certifikatë për EDI Ramën, as Ramiz Alia, por vetëm ky precedent i presidentit Meta që nuk na pëlqen neve është shkelje Kushtetute. Kjo ishte vetëm një farsë për të bërë një zhurmë për të hequr vëmendjen nga ai dështim i tmerrshëm për të cilën fajtor është vetëm Edi Rama dhe të tijët, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kanë vjet radhazi që mbajnë pezull vendin ndërkohë që edhe rekomandimin e vetëm që është marrë në nëntor të 2016-s është marrë falë konsensusit të siguruar në atë kohë me kontributin e Ilir Metës që sot është President për të votuar me 140 vota. Dhe që nga ajo ditë nga 5 kushte kemi parë që janë bërë 9, janë bërë 10, 12. Një situatë që është bërë keq e më keq. Një Maqedoni që ishte shumë prapa nesh, tanimë ajo është shumë më përpara nesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco