‘Batoni ka dy javë që fle poshtë dritares sime’-Iriqi bisedon me Albin Kurtin

‘Batoni ka dy javë që fle poshtë dritares sime’-Iriqi bisedon me Albin Kurtin

16:10, 11/10/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Urime për fitoren. Si ndjehesh?

Kurti: - Nuk e besoj akoma. Sidomos kur shoh që tani më shoqërojnë policë mendoj se do më arrestojnë.

Iriqi: - Pse kështu?

Kurti: - Nga që Thaçi është ende president e gjen plot mënyra që të ma zërë gëzimin në grykë. Por do e shkarkoj.

Iriqi:- E si?

Kurti: - Kanë të huajt plot dosje për të. Si gjarpër është,helm ka hedhur kudo.

Iriqi: - Po me Ramën si do bashkëpunosh?

Kurti: - Me atë e kam kollaj. Veç duhet pritur ora 5 mbasdite. Më pas ai thotë veç po, po.

Iriqi: - Pse?

Kurti: - Ajo është ora e saktë kur ai thith vizën e pestë. Nuk i punon më pas as truri, as trupi. Gjuha lëshon veç pasthirrmën po,po,po.

Iriqi: - Po taksën e rrugës do e heqë?

Kurti: - Të bëjë çfarë të dojë. Ne po çelim autostradën me Maqedoninë e Veriut. Tregtinë e bëjmë atje. Dhe dalje në det do kemi.

Iriqi: - Ku?

Kurti: - Në Selanik. 2020 na gjen me viza të hequra. Taksës t’i pijë lëngun Rama. Do e paguajnë veç kuksianët dhe hasjanët. Mjerë Kastrati.

Iriqi: - Bisedimet me Beogradin do i udhëhiqni ju?

Kurti: - As diskutohet. Dhe besoj se do ia dal.

Iriqi: - Si?

Kurti: - Po ja do u dhuroj  Batonin. Duket për të qeshur,por spiunët kanë vlera. Kur të çoj Batonin në Beograd Vuçiç do bëjë festë. Si shpërblim ai do njohë Kosovën.

Iriqi: - E di Batoni?

Kurti: - E di dhe ka ca ditë që fle poshtë dritares sime. Nuk do që të ikë se Prishtina për të është si lopë holandeze. E ka ngopur me para dhe lavdi.

Iriqi: - Mbase e mban Rama në Tiranë?

Kurti: - Rama nuk mbajti Tahirin që e kishte shef të operacioneve të trafikut të drogës,jo më Batonin që tashmë është si kalë i lodhur e lëshon nga goja veç jargë serbe.

Iriqi: - Po me Berishën si i ke marrëdhëniet?

Kurti: - Berisha është si kishë. Të gjithë shkojnë e falen te ai. I thashë dhe Thaçit para ca kohësh. Kujdes me Berishën se ti je president i Kosovës, por ama ai është president i kosovarëve. E kuptove Iriq? Tung!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco