LSI akuza Ramës për ‘Shengenin Ballkanin’: Je armiku i integrimit të Shqipërisë në BE

LSI akuza Ramës për ‘Shengenin Ballkanin’: Je armiku i integrimit të Shqipërisë në BE

14:31, 11/10/2019
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilësoi kryeministrin Edi Rama si armik të integrimit të vendit në BE, ku na ndajnë vetëm pak ditë nga data 18 tetor, ditë kur do të japë vendimin KE për çeljen apo jo të negociatave.

Në një dalje publike para mediave, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili risolli në vëmendje të publikut një deklaratë të Ramës dje nga Serbia në lidhje me ‘Shengenin Ballkanik’.

“Sot jemi këtu për të bërë publike një video nga deklarata e djeshme e Ramës për çështjen e integrimit dhe se si ai i kundërvihet Europës me projekte paralele. Rama deklaron se nuk ka kohë të presë Europën. Po kush e pret njëri-tjetrin? Europa që ka 9 vite që pret Ramën? Ai prej 6 vitesh, duke mbushur vendin me drogë, duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista, dhe duke hedhur në kosh arritjet e Shqipërisë, ai e mban vendin jashtë Europës. Europa ka kohë dhe durim. Rama përveçse ka rrënuar aspiratat për BE, kjo e fundit ka durim. Rama është problem i madh për shqiptarët dhe BE. Ai është armiku i integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Vasili.

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, Integrimi Europian është sot gjëja më kryesore në vëmendjen e shqiptarëve për të sotmen dhe të ardhmen e tyre dhe njëherazi shqiptaret janë përballur për vite me radhë me qeverisjen e Edi Ramës, me mashtrime pa fund në këtë proces, me alibi pa fund dhe me armiq imagjinar pa fund, sot ne jemi këtu për të bërë publik ndërmjet një videoje nga deklarata e djeshme e kryeministrit Rama se cili është vizioni i tij për Europën dhe cila është pamja që ka ai për këtë çështje dhe si ai i kundërvihet Europës me projekte paralele apo me veprime të cilat e minojnë integrimin europian. Megjithatë ju ftoj të ndjekim së bashku videon shumë të shkurtër dhe mund të kthehemi sërish për të nxjerrë disa konkluzione të rëndësishme të cilat do të doja ti ndaja me ju.

Pra të nderuar qytetarë, dëgjuat se si kryeministri i Shqipërisë deklaron që nuk paska kohë të presë Europën, nuk ka nge të presë Europën, por kush po e pret njëri tjetrin? Europa që ka 30 vjet që mban dyert hapur për Shqipërinë, Europa që ka gati 9 vjet që pret Edi Ramën, i cili për 3 vjet radhazi kur ishte në opozitë bllokoi integrimin europian për një copë kryetar këshilli qarku në Fier, dhe ju e dini i bllokoi ligjet e integrimit europian, i cili prej 6 vjetësh ka molepsur vendin me drogë, duke e kriminalizuar, duke kapur drejtësinë, duke e kthyer Shqipërinë në lavatriçe të parave të pista, duke e lënë vendin pa gjykata, duke e minuar dhe kapur reformën në drejtësi dhe duke hedhur në tokë të gjitha arritjet e Shqipërisë, duke i vënë vulën me votimet moniste të 30 qershorit, e mban vendin jashtë Europës. E megjithëatë Europa vazhdon të mbajë dyert hapur për Shqipërinë dhe ka kohë e durim. Kurse kryeministri shqiptar, i cili përveçse ka rrënuar aspiratën e shqiptarëve në Europë, por edhe një realitet ku ne do të shkojmë pasi Europa përfaqëson mbi çdo gjë një komunitet gjigand vlerash demokratike, modelesh ekonomike ku konkurrenca e ndershme dhe jo paratë e pista e bëjnë që të eci përpara. Është një kontinent që ka eksportuar demokraci dhe vlera gjithfarësh në të gjithë globin, ka durim, kurse kryeministri shqiptar nuk ka durim.

Të nderuar qytetarë, ju patë nga skandali i fundit që orientimi i Edi Ramës nuk është orientimi në BE, por është orientimi në Beograd. Por ndërmjet BE-së dhe Beogradit, ka diferenca të jashtëzakonshme. Europa me durim i ka pritur dhe i pret të gjitha vendet e Ballkanit, dhe falë zemërgjerësisë së saj dhe mendjehapjes së saj, të gjithë kanë secili nga një pasaportë në xhep, sikurse të gjithë qytetarët e Ballkanit, për të lëvizur në dhjetëra vende të Europës lirshëm dhe të jenë përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj lirie kaq të madhe, sa i përket asaj që Europa i ka dhënë. Ku edhe statusin kandidat mendjehapja dhe zemërgjerësia e Europës e ka dhënë, por qoi gjithë ky proces ka vetëm një kundërshtar, një armik, ka vetëm një pengues, ka vetëm një shkëmb që ndodhet në mes të rrugës.

Ky është Edi Rama! Në funksion vetëm të axhendave anti-integrim, axhendave anti-perëndim, axhendave që shkojnë gjithmonë e më shumë nga lindja. Shqiptarët kanë bortuar përgjegjësish, përgjithësisht, gjithmonë, me bindje të plotë, për 30 vjet vetëm për një drejtim pro europian. Pro integrimit, pro euroantlantizmit dhe asnjëherë integrimin në realitete të tjera në të kundërt të kësaj kahje. Fjalët e këtij kryeministri tregojnë qartë që për çdo ditë që ky qëndron në krye të vendit, axhenda e integrimit europian e minuar dhe Europa do të jetë gjithmonë larg nesh jo për faj të shqiptarëve. Se dyert e hapura Europa i ka mbajtur dhe vazhdon ti mbajë edhe në këtë moment që flasim, ua mban shqiptarëve dhe jo Edi Ramës.

Pra, çdo ditë që ky individ qëndron atje, është vetëm një hall I madh për shqiptarët dhe një  pengesë për integrimin europian. Fajtori është një dhe vetëm një. Ky quhet Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë. Që nga dje, nga kjo video që do doja ta mbani shumë mirë mend, do të kuptoni që keni kryeministrin armik të europianizmit të Shqipërisë.

Keni një kryeministër që e bllokon integrimin europian për ti shërbyer si alibi dhe për të hedhur nëpër botë të tjera gjithmonë e më të errtë, gjithmonë dhe më të zymta. Prandaj është koha për tu ndarë nga ky kryeministër, nga kjo qeverisje, nga kjo hipokrizi e zakonshme dhe për t’iu kthyer vlerave themelore që janë shteti I së drejtës, votimet e lira dhe të ndershme që kurrën e kurrës nuk mund ti organizojë dhe ti drejtojë. Një kryeministër anti europian dhe armik i saj. Faleminderit të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco