'Të tmerruar që iu dha Nobeli'/ Reagon Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Handke mbeshtetës i kryesve të gjenocidit

'Të tmerruar që iu dha Nobeli'/ Reagon Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Handke mbeshtetës i kryesve të gjenocidit

23:54, 10/10/2019

Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një komunikatë përmes së cilës kanë kritikuar dhënien e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit Peter Handken, i cili ka përkrahur publikisht liderin kriminel serb, Sllobodan Millosheviqin dhe ka qenë shok i Radovan Karagjiqit, e dënuar për masakrën e Sreebrenicës në Bosnje.

PEN Amerika ka lëshuar një deklaratë të shkruar nga autorja dhe presidentja e kësaj shoqate, Jennifer Egan, si përgjigje për zgjedhjen e shkrimtarit Peter Handke fitues të cmimit Nobel për Letërsi.

Ajo që ka ndodhur sot në Suedi, sipas shoqatës amerikane, është një rast në vete sepse nuk mund të pranohet që çmimi Nobel për letërsi t’i jepet një autori si Handke, shkruan Gazeta Express.

“PEN Amerikan, përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e cmimit Nobel për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim”, thuhet në komunikatë.

Shkrimtarët amerikanë janë të shokuar me dhënien e Nobelit për një shkrimtari që kishte përkrahur Millosheviçin.

“Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publikisht që të shtrembërojë të vërteta historike dhe t’i japë përkrahje për kryesit e gjenocideve si ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq dhe ish-lideri serb i Bosnjes, Radovan Karagjiç. PEN America është angazhuar për të luftuar gënjeshtrave të qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Shoqata jonë për më shumë është e angazhuar që të punoj që të shuaj të gjitha urrejtjet dhe të triumfojë ideali i jetesës në paqe dhe me barazi”, thuhet në reagim.

Shoqata e shkrimtarëve amerikan kundërshton që çmimin shumë i rëndësishëm i Nobelit t’i jepet një shkrimtari i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan.

“Ne kundërshtojmë vendimin që një shkrimtar, i cili ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje krimet në luftëra që janë krejtësisht të dokumentuara, të vlerësohet për “aftësi gjuhësore”. Në një kohë kur po rritet nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe po shpërndahet dezinformata në gjithë botën, komuniteti i Letërsisë meriton diçka më shumë se kjo. Ne ndiejmë shumë keqardhje për zgjedhjen e Nobelit për Letërsi”, përfundon komunikata e Shoqatës.

Për fitimin e çmimit Nobel nga Handke kanë reaguar edhe shumë të tjerë, përfshirë edhe shkrimtarin me famë botërore, Salman Rushdie.

Ai i ka thënë ambasadores kosovare në Amerikë, Vjosa Citakut se “për idiotësitë e Handkes ka shkruar 20 vjet më parë” dhe se pajtohet se dhënia e Nobelit është goditje në fytyrë për të gjithë viktimat e Millosheviqit. /Express/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco