Ambasadori i Kosovës: ‘Minishengeni në Ballkan fiton vetëm Shqipëria, Kosova nuk ka pasur ftesë’

Ambasadori i Kosovës: ‘Minishengeni në Ballkan fiton vetëm Shqipëria, Kosova nuk ka pasur ftesë’

21:41, 10/10/2019

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini i ftuar në emisionin “Real Story” në Neës 24 foli për krijimin e zonën së mini-shengenit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se kjo nuk mund të funksionojë pa normalizimin  e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam biseduar me zyrën e kryeministrit të Kosovës. Kosova nuk ka pasur një ftesë për shengenin. Ky proces nuk mund të behët në mënyrë parciale, por ky proces bëhet paralelisht. Stabiliteti e marrëdhënieve në Ballkan varet  nga normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinë dhe Beogradit.Kush fiton nga minishengeni? Fitojnë shqiptarët. Nuk është koha e Krimesë as nuk është ndarje mes lindjes dhe perëndimit është një kontekst ndërkombëtar”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco