'Shengeni Ballkanik'/ Politikania e Kosovës godet Ramën: Mekanizëm artificial, pjesë e planit për ‘Serbinë e Madhe’

'Shengeni Ballkanik'/ Politikania e Kosovës godet Ramën: Mekanizëm artificial, pjesë e planit për ‘Serbinë e Madhe’

21:30, 10/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e dialogut Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri thotë se Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë e takimit me Aleksandër Vuçiç për të ashtuquajturin "Shengeni ballkanik".

Në një prononcim për Ora News, politikania kosovare shprehet se, kjo është një mekanizëm artificial, si pjesë e planit për ‘Serbinë e Madhe’.

Me marrëveshjen e shengenit ballkanik pa Kosovën, sipas Tahirit do të dëmtohet Shqipëria politikisht dhe kombëtarisht.

Prononcimi i Edita Tahirit:

Ky mekanizëm i ri artificial është një tendencë neojugosllave për të vendosur sisteme dominimi, sepse Serbia është vendi më i madh në Ballkan dhe kërkon të dominojë. 

Për mendimin tim është pjesë e këtij plani për Serbinë e madhe. Ku ky mini-shengenin përbën bërthamën  ekonomike për Serbinë e madhe.

Unë mendoj se Shqipëria nuk u desh të bëhej pjesë e kësaj, sidomos për faktin se Ballkani i të barabartëve mund të ketë perspektive dhe stabiliteti. E dyta kur  nuk është Kosova çfarë kërkon Shqipëria dhe pse e bën Rama bypass Kosovën për tu afruar me Serbinë?

Rama bëri dhe gabime të tjera historike. Me Vucicin provuan të imponojnë ndryshimin e kufijve, por nuk patën sukses.  

Këtu dëmtohet Shqipëria e para politikisht dhe kombëtarisht në raport me ne. E dyta edhe  në planin rajonal është një dëm i madh që Serbisë ti jepet një primat, sepse Serbia po punon shumë në fuqizimin gjeopolitik. Ka sjellë Rusinë, Kinën në Serbi dhe po përpiqet të rikthejë neohegjemonizmin, e që nuk mund ta bëjë sepse projekti evropianë është projekti i një Ballkani me shtete që do bëhen pjesë e BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera11/10/2019 08:53

He,parapritje per jo 'Shqiperi te madhe',por do apo s,do Rama Shqiperia e madhe ekziston.

Shto koment

Denonco