Ndotja e lumit Buna, Mali i Zi notë proteste ndaj Shqipërisë, do njoftojë edhe ndërkombëtarët

Ndotja e lumit Buna, Mali i Zi notë proteste ndaj Shqipërisë, do njoftojë edhe ndërkombëtarët

21:01, 10/10/2019

Qeveria e Malit të Zi me ndërmjetësim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe me iniciativë të nënkryetarit të politikave ekonomike Milutin Simoviç dhe Ministrit të Turizmit dhe zhvillimit të qendrueshëm Pavle Raduloviç i ka dërguar notë proteste palës shqiptare mbi incidentet ekologjike të ndodhura së fundmi në vijën kufitare të lumit Buna, të cilët siç është deklaruar, dëmtojne imazhin e këtij destinacioni prestigjioz turistik.

Qeveria e Malit te Zi i ka dërguar note proteste qeverisë së Shqipërisë mbi incidentin e krijuar në lumin Buna, në lidhje me pulat e ngordhura të hedhura të cilat kanë pushtuar bregun malazez të lumit. Në deklarate thuhet:

"Qeveria e Malit te Zi në përputhje me politikat e saja të fqinjësisë së mire, e thirrur në kujdesin e përbashkët të resurseve, në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, insiston në respektimin e gjithë konventave ndërkombëtare. Bazuar në këtë Mali i Zi është i detyruar që të njoftojë gjithë partnerët e vetë ndërkombëtarë, gjë që do e bejë menjeherë."-thuhet në notën e protestës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco