Fituesi i ‘Nobelit’ në Letërsi/ Rama: Vendim i turpshëm, më bëri të vjell

Fituesi i ‘Nobelit’ në Letërsi/ Rama: Vendim i turpshëm, më bëri të vjell

19:42, 10/10/2019

Edhe kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit për ti dhënë çmimin Nobel në Letërsi austriakut, Peter Handke, i njohur publikisht për qëndrimet e tij pro politikave shoviniste të Sllobodan Millosheviçit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan ndër të tjera se, ky është një vendim i turpshëm nga një akademi morali siç është ai i Nobelit.

“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racicizmit dhe gjenocidin”, shkruan Rama në postimin e tij.

Përveç mbështetjes së politikave të Millosheviçit, përfshirë këtu edhe masakrat në Srebrenicë dhe Kosovës, Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Londra10/10/2019 19:58

Edhe nobelist u be ky me tre vjet institut! Na hapi barkun ky palo budalla!

Shto koment

Denonco