Përkrahësi i genocidit serb në Kosovë e Bosnje fiton 'Nobelin' në Letërsi, reagime edhe në median botërore

Përkrahësi i genocidit serb në Kosovë e Bosnje fiton 'Nobelin' në Letërsi, reagime edhe në median botërore

18:53, 10/10/2019

Austriaku Peter Handke është fitues u çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, ndërsa autorja polake Olga Tokarczuk për vitin 2018.

“Çmimi Nobel për Letërsinë është goditur nga skandali i rradhës pas fitores së Peter Handke, një shkrimtar austriak, një mbështetës i nacionalizmit ekstrem serb”, shkruan në një artikull të sajin britanikja “inews”.

“Handke mban edhe titullin 'Urdhri i Kalorësit serb', dhënë nga Miloševiç, ndërsa ka qenë edhe në funeralin e këtij të fundit, ndërsa është shprehur edhe se, muslimanët e Sarajevës masakronin rregullisht veten e tyre dhe më pas fajësonin serbët duke mohuar kështu edhe genocidin e kryer nga serbët në Srebrenicë”, vijon artikulli, raporton Syri.net.

Ai ka mbajtur një fjalim në mars të vitit 2006 në funeralin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë teksa gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

Peter Handke u bë i njohur edhe me qëndrimet e tij kundër fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe në vitin 1999, që u dhanë fund fund spastrimit etnik në Kosovë.

Akademia Suedeze ndau dy çmime - nderi për vitin 2019, për Handke dhe çmimin e shtyrë për vitin 2018, që e fitoi polakja Olga Tokarczuk, fituese më parë e "Man Booker International". /Syri.net

https://inews.co.uk/culture/nobel-prize-for-literature-2019-winner-peter-handke-is-apologist-for-far-right-serbian-nationalism-686067

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

liu10/10/2019 20:15

pyetni ng vorri zhan pol sartrin per ndarjen e cmimit nobel se ai e di sa bukur e ndajne.

Shto koment

Denonco