‘Rama ka ngelur në klasë, nxjerr kukullat ministre ti shkruajnë Holandës me letrën e Fugës’

‘Rama ka ngelur në klasë, nxjerr kukullat ministre ti shkruajnë Holandës me letrën e Fugës’

18:24, 10/10/2019

Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç miratuan sëbashku këtë të enjte deklaratën bazë në të cilën konfirmohet vullneti për të formuar një union ballkanik.

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami duke komentuar këtë çështje tha se nuk e kupton sa serioze është kjo nismë. Gjatë një interviste në ABC Neës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Islami tha se kjo nuk i takon kryeministrit Rama.

Për më tepër, sipas ish-ministrit, kreu i qeverisë ka ngelur në klasë në lidhje me çeljen e negociatave. Ndërkohë, Islami u tregua i ashpër edhe me letrën e ish-ministreve që ia drejtuar Holandës ku kërkonin të mos bllokohej çelja e negociatave.

“Të pesëmbëdhjetë që i bashkon ata janë pjesë e servilizmit ndaj Edi Ramës”, tha Islami për ministrat.

Kastriot Islami: Edi Ramës nuk i takon kjo gjë sepse Edi Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë. Edi Rama ka ngelur në klasë. Nesër është mbledhja e ministrave të Jashtëm, pas një jave është e kryeministrave dhe Edi Rama ka ngelur në klasë. Duke ngelur në klasë kërkon të krijojë idenë që të nxjerrë tetë gratë, tetë kukullat e tij që nuk i njeh asnjëri në Shqipëri dhe shkojnë tetë kukullat letër që ia jep Endri Fuga.

Juli Xhokaxhi: Është diskriminim gjinor ky…

Kastriot Islami: Ato janë kukulla.

Juli Xhokaxhi: Kukulla politike, ta sqarojmë.

Kastriot Islami: Kukulla politike se po t’i thoja kukulla do i lavdëroja, por s’janë as kukulla.

Juli Xhokaxhi: Jo për zonjat me këtë gjuhë.

Kastriot Islami: Kukulla politike dhe përveç kukullave politike ka edhe 7 burra që janë kukulla politike, janë manekinë. Të 15 janë manekinë. Të 15-të që i bashkon ata janë pjesë e servilizmit ndaj Edi Ramës. Nuk ka të bëjë kjo me gra e me burra. Mos më kalo tek gratë se kam respekt për gratë.

Juli Xhokaxhi: Të mbetemi tek kjo e Ballkanit që të mos kalojmë. Thjesht për ta sqaruar sepse shpesh përcillet keq në opinion.

Kastriot Islami: Le ta përcjellin, nuk kam hall nga Mero Baze unë se ça do shkruajë. Absolutisht.

Juli Xhokaxhi: Jo emra kolegësh.

Kastriot Islami: Më vjen keq që e ke koleg./abcnews.al

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 10/10/2019 18:36

eDRAMA + eFUNGA + 8 ministre = 11 femra ne qeveri. Te mos harrijojme Erionken e vockel qe vesh kepuce pa corape

Shto koment

Denonco