1948, Federata Jugosllavi-Bullgari-Shqipëri/ Sot, Federata Serbi-Rilindje

1948, Federata Jugosllavi-Bullgari-Shqipëri/ Sot, Federata Serbi-Rilindje

17:40, 10/10/2019

Në një kohë kur hapja e negociatave me BE duket ende një ëndërr e largët për Shqipërinë ,e qeverisur nga Edi Rama, ky i fundit bën veprimin e rradhës.

Në një të ashtuquajtur samit 3-vendësh që mbahet në Novi Sad, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po synojnë të ngrejnë “Shengenin Ballkanik”, ndoshta një lëvizje për të tërhequr vëmendjen e Europës dhe shqiptarëve, por që në fakt të kujton Federatën komuniste të vitit 1948, Jugosllavi-Bullfgari-Shqipëri.

"Për arsye të pavarura prej tij, në vitin 1948 Enver Hoxha e dëshironte Shqipërinë në një federatë ku do të bënin pjesë edhe Jugosllavia dhe Bullgaria. Qendra e këtij shteti do ishte Beogradi. Ky projekt që nuk u realizua aksidentalisht, është shprehur në shumë fjalime e diskutime të E.Hoxhës nga viti 1944 (kongresi komunist i Përmetit) e deri në vitin 1948", shkruan studiuesi Kastriot Dervishi.

Si na përsëritet historia ne shqiptarëve...

Shkrimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Për arsye të pavarura prej tij, në vitin 1948 Enver Hoxha e dëshironte Shqipërinë në një federatë ku do të bënin pjesë edhe Jugosllavia dhe Bullgaria. Qendra e këtij shteti do ishte Beogradi. Ky projekt që nuk u realizua aksidentalisht, është shprehur në shumë fjalime e diskutime të E.Hoxhës nga viti 1944 (kongresi komunist i Përmetit) e deri në vitin 1948. Çështja e bashkimit në formën e federatës, del në mbledhjen e datës 14.3.1948 të Byrosë Politike. E.Hoxha e shihte Shqipërinë (bashkë me Bullgarinë) pjesë të kësaj federate ku Tito do ishte udhëheqësi i madh. Udhëheqësi komunist bullgar Dimitrov, në një letër që i dërgonte Hoxhës, kërkonte që këtë projekt të përfshihej edhe Hungaria.

Por Hoxha thotë se bashkimin (me jugosllavët) duhej ta bënin sa më parë, duke u ankuar për Savo Zllatiçin pse nuk vinte e t’u thoshte çfarë mendonte për këtë. Në të vërtetë, Savo dhe gjenerali Milan Kupreshanin nxisnin Hoxhën t’i bënte telegram Titos.

Pra çështja e bashkimit zhvillohej përballë një rreziku grek nga jugu, por edhe nga paqartësia e marrëdhënieve sovjetiko-jugosllave nga ana tjetër. Hoxha mendonte se çështja e federatës ishte diçka formale, që priste “momentin oportun”, pasi ata po punonin në fakt në baza federale, por bashkimi nuk varej nga ata (PKSH).

Edhe si se duhej të njoftoheshin sovjetikët ishte një pikëpyetje e madhe. Pa i ditur zhvillimet sovjetiko-jugosllave, Hoxha iu drejtua me një letër Titos më 17.3.1948 në të cilën shkruan për bashkimin e dy ushtrive dhe federatën. Ndër të tjera shkruan:

“Bash në këto momente, ne morëm nga ministri ynë në Bullgari një lajm ku na thotë se në një bashkëfjalim që ka pasur me shokun Dimitrov, ky i fundit i ka në mënyrë konfidenciale se çështja e federatës e të tre vendeve është një çështje e shpejtë dhe se shoku Stalin është i këtij mendimi dhe për këtë Komiteti Central i PKB-së do ta shqyrtojë me KC të PKJ-së dhe pastaj do ta parashtrojnë në KC të PKSH-së dhe nga qershori mund të mblidhen parlamentet e të tri vendeve për të marrë vendime në këtë drejtim. Fundi i vitit 1948 do të na gjejë të bashkuar që të tre shtetet në një federatë”.

Pasi kërkon një këshillim me Titon, pasi kujton çështjen e unifikimit të ushtrive, planeve të përbashkëta, etj, Hoxha shkruan:

“Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet në me gjitha forcat, por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sugjeruar nga shokët jugosllavë (Kupreshanin dhe Zllatiç-shënim), na duket një iniciativë që nuk duhet ta marrim pa u këshilluar me ju dhe Komitetin Central të PKJ-së” .

Çështja e bashkimit u ndërpre në prill 1948 pasi u mor vesh konflikti i Stalinit me Titon, pavarësisht se Hoxha në mbledhjen e datës 25.4.1948 thotë se ishin dakord me të . Por Hoxha mori flamurin e shpëtimtarit të situatës duke thënë se letra sovjetike ishte një “armë me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kritikës marksist-leniniste” dhe një “mësim i madh”. /55/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi11/10/2019 16:57

Duhet te behet prape lidhja e prizrenit per te vendos per kete pederastin e Tirones qe luan me trojet shqiptare. Oj kosove zgjohu tregoja vendin ketij krimineli ketij rraces bastarde komuniste.

Mehmet10/10/2019 21:21

Marrveshja eshte botuar ne gjuhen Serbe dhe Angleze dhe Jo edhe ne gjuhen Shqipe dhe me ate Maqedonese kjo eshte tradheti qe luhet o shqipe ????Zgjohuni nga gjumi se KY tradhtari I gjate po ben ate qe sbehet kunder interesave te kombit shqiptar.Marreveshja eshte nenshkruar nga Tri shtete dhe ajo duhet te botohet ne Tri gjuhet e huaja pra ne Serbisht,Shqipetare, Maqedonese pastaj ne Angleze.Pastaj si behet kjo gje me Serbet kur keta dhe shteti I tyre bejne cdo veprim per te keq kunder Kosoves pra kunder vellezerve tane shqiptar ne Kosove.Turp I madh .

Shto koment

Denonco