Reuters/ Franca nuk do negociata, vendimi për Shqipërinë në vitin 2020

Reuters/ Franca nuk do negociata, vendimi për Shqipërinë në vitin 2020

14:49, 10/10/2019

Franca shtyn për 2020 hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.

‘Ata nuk kanë plotësuar kushtet. Ne po u kërkojmë atyre të bëjnë përpjekje të reja’,- tha një zyrtar francez citon Reuters. ‘Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, por ne do të duhet të rivlerësojmë situatën në vitin 2020’, është shprehur ai.

Shqipëria duhet të zbatojë reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë çështjen e prokurorisë speciale.

Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.

Diplomati francez është shprehur se Parisi kërkon që BE të reformohet brenda vetes njëherë, duke parë klimën e krijuar për shkak të azilantëve dhe emigracionit të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2019 15:44

Ja arritëm qëllimit, e morëm datën, tetor 2020, hapim shampanjën, kështu i bëjmë edha xhiro verës së famëshme franceze, e cila e shoqëruar me kolumbianen bëhet top fare. Deri më tetor 2020 kemi festë, madje edhe e dramën e kemi të sigurtë mu në bythë, na bën lezet.

Shto koment

Denonco