Kërcënimi i Ramës ndaj njerëzve të drejtësisë revolton ‘Gjyqtarët’:  KLGJ, reago!

Kërcënimi i Ramës ndaj njerëzve të drejtësisë revolton ‘Gjyqtarët’: KLGJ, reago!

12:35, 10/10/2019

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë janë revoltuar nga kërcënimet e kryeministrit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve si dje në Kuvend. Këto organizma, me anë të një deklarate të përbashkët, i kanë kujtuar Ramës parimin e ndarjes së pushteteve dhe i kanë bërë thirrje KLGJ-së të mbajë qëndrim ndaj kësaj sjelljeje të kreut të qeverisë, i cili ka propozuar edhe një ligj special për goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve që shpërdorojnë detyrën gjatë kësaj periudhe tranzitore, në pritje të Vetingut.

Rama në Parlament dje, me ironi tha: “KÇK”:  Kap Ça të Kapësh! - Këtë grupin KÇK, ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Derisa të përfundojë procesi i vetingut, shteti nuk mund të jetë as në mbrojtje, as në tërhqeje dhe as në gjunjë përpara këtyre të KÇK-së.

Përfundimi i procesit,  ecuria e procesit...- Po njerëzit nuk janë procese. Se ajo gruaja në Gjirokastër nuk është proces. Pret me zemër të dridhur se kur i vjen “azgani” në derë me urdhër mbrojtje nga Policia. I fut dhe një dru...Sikundër ai djali atje që është akoma në burg, nuk është proces. Ai është viktimë. Ashtu sikundër shumë e shumë të tjerë që përballen me KÇK-në, nuk janë procese!”

DEKLARATA E PLOTË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim, qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve.

Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit.

Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi.

Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor.

Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën.

Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fund

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco