Bilanci i një mengjesi shqiptar, Malltezi: Armo vodhi 80 milonë dollarë, një i vrarë, 22 mijë shqiptarë në burg....

Bilanci i një mengjesi shqiptar, Malltezi: Armo vodhi 80 milonë dollarë, një i vrarë, 22 mijë shqiptarë në burg....

12:29, 10/10/2019

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi në një shenim në faqen e tij në facebok ka bërë një bilanc të ngjarjeve të një mengjesi shqiptar. Ai ka renditur disa nga problemet më të rënda me të cilat përballen shqiptarët.

“Arrestohen ato që protestojnë për të mbrojt shtëpitë e veta”. “Shteti krijon korporatë për të vjedh pronat publike dhe private sipas qefit”, shkruan Malltezi në shenimin e tij.

Ja postimi i tij i plotë:

10 Lajmet e mëngjesit:

Veliaj po i vjedh kopshtin botanik UT

Digjet makina e kryebashkiakut

Plani Bashës e caktonte për shkollë të mesme, Rama - Veliaj ia dhurojnë Bolinos

Një i vrarë dhe një i plagosur gjatë natës

Armo vodhi 80 milionë euro dhe nuk dihet ku shkoi

Gunvori rus ka marrë rafinerinë e Ballshit e fshihet pas tosk energji

Zoto - Ahmetaj pa investuar asnjë lopatë marrin 180 milionë euro nga taksat tona.

Mbi 22,000 shqiptarë janë burgos për çeshtje CIVILE

Arrestohen ato që protestojnë për të mbrojt shtëpitë e veta.

Shteti krijon korporatë për të vjedh pronat publike dhe private sipas qefit.

Çuditemi dot pse duan të ikin nga ky vend?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco