Kurti: Marrëdhëniet me Ramën ... ai mbështeti Thaçin

Kurti: Marrëdhëniet me Ramën ... ai mbështeti Thaçin

23:14, 09/10/2019

Kandidati kryesor për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti foli dhe për marrëdhënien me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pse keni prishur marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama?

Raportet e mia me Ramën nuk mund të them që i kemi shumë të mira, por duhet ti përmirësojmë.

Raportet me të i prisha për shkak të afrimitetit të tij me Thaçin në kohën kur zhvillohej protesta më e madhe kundër presidentit të Kosovës.

Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit.

Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira, por kemi kohë qe nuk jemi takuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco