‘Kap ça të kapësh’/ Dade për Ramën: Vjen dhe nga eksperiencat personale

‘Kap ça të kapësh’/ Dade për Ramën: Vjen dhe nga eksperiencat personale

23:04, 09/10/2019

KÇK (Kap ça të kapësh). Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama, prokurorëve dhe gjyqtarëve që e dinë se nuk e kalojnë Vettingun.

Gjatë fjalës së tij në parlament këtë të mërkurë, ai tha se ‘Këtë grupim KÇK, ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, jo metaforikisht, e them në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ta shpallim në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu të gjithë së bashku, është e kotë ti bëjmë njëri tjetrit predikime dhe e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu e të fajësojmë qeverinë, apo nga qeveria të ngrihemi e të justifikojmë’.

Por nga studio e ABC News, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, deklaroi se togfjalëshi që kryeministri përdori në Kuvend ka ekzistuar historikisht në vendin tonë. Madje sipas saj, kjo vjen nga përvojat personale dhe individuale.

Sipas saj, është shqetësuese nëse dënohen gjyqtarë dhe prokurorë me ligj parlamenti sepse nuk kemi mendësinë e qartë se si funksionon ndarja e pushteteve dhe si duhen dënuar ata që kanë bërë krime.

‘Nuk besoj se ekzekutivi si pushtet më vete nga pushteti gjyqësor mund të ketë këto kompetenca. Për atë kap ça të kapësh kjo ka qenë historikisht në Shqipëri. Nga fundi, qeveritë kalonin akte normative, kalonin ligje me një sy mbyllur. Njërin nuk e kam votuar fare në 2017-n. Po të jetë kjo ‘Kap ça të kapësh’ kjo është edhe nga përvojat personale dhe individuale, por edhe të gjitha qeverive që kanë kaluar. Kështu që nuk e di se për çfarë e ka pasur fjalën për këtë’, tha Dade.

Por edhe prezenca e zv/Kryeministrit Erion Braçe në seancën gjyqësore ndaj një zyrtari të Kadastrës nuk i ka pëlqyer ish-ministres. Sipas saj ka institucione të tjera që duhet të dënojnë prokurorin që dyshohet se po kryen krim.

‘Nuk më la një shije të mirë që zv/kryeministri shkon në një proces gjyqësor sepse po të jetë për punonjësit e shtetit janë dënuar me qindra. Nëse kanë shkelur ligjin patjetër që duhen dënuar. Nëse vijmë tek prokurori dhe e besoj kryeministrin që duhet t’i ketë këto, por cili është mekanizmi ligjor dhe në varësinë e kujt është ky prokuror.

Rastin e Tahirit, nuk pamë njeri që shkonte atje dhe ta mbronte, sepse ai ishte një person që e drejtonte administratën. Mund të jenë dënuar dhe me të pa të drejtë. Cilat janë shkallët ligjore të atakimit të një vendimi të padrejtë të shkallës së parë të gjyqësorit? Është shkalla e parë, shkalla e dytë, shkalla e tretë. Nuk është zgjidhje, është populizëm është si në kohën e komunizmit kur bëjmë një show të madh. Po ata që nuk i njeh zv/kryeministri dhe kryeministri kush i mbron’, tha Dade.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2019 00:08

KÇK (kap çfarë të kapësh) është i vlefshëm për laperët rrotull kryeministrit ku bën pjesë erion xhuxhi dhe Arta Dade & CO. Për kryellarin E Drama është i vlefshëm KGJP (kapi të gjitha, pa përjashtim). Prandaj e ka "zgjedhur" Zoti për shqiptarët.

Daj Jaku10/10/2019 00:07

KÇK (kap çfarë të kapësh) është i vlefshëm për laperët rrotull kryeministrit ku bën pjesë erion xhuxhi dhe Arta Dade & CO. Për kryellarin E Drama është i vlefshëm KGJP (kapi të gjitha, pa përjashtim). Prandaj e ka "zgjedhur" Zoti për shqiptarët.

Shto koment

Denonco